Albspirit

Media/News/Publishing

Basha flet për marrëveshjen e 18 majit me Ramën: Ja fati i saj

Për kreun e PD-së Lulzim Basha, marrëveshja e 18 majit mes tij dhe Edi Ramës është vrarë nga aleanca e Ramës me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit.
Duke folur në seancën e Kuvendit, ku diskutohet programi i qeverisë, Basha u shpreh se, “Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Ndaj dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje.
Aleanca e pandërprerë e Ramës me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit e vranë marrëveshjen
Zgjedhjet rikonfirmuan problemin numër 1 të Shqipërisë: vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës”.

Please follow and like us: