Leon Tolstoi: Pas vallëzimit

Dhe më thoni se ndokush nuk mund, nga vetvetja, të kuptojë ç’është e mira dhe e keqja; e gjitha është tërësisht rrethanore, që ambienti moçal ndot njeriun. Por besoj se gjithçka është e rastit. Si në timin.
Kështu foli miku im ekselent Ivan Vasilieviq, pas një bisede ndërmjet nesh, mbi pamundësinë e improvizimit të individualitetit pa fatin e konditave ndën të cilat njeriu jeton. Askush nuk thotë aktualisht se gjithkush në vetvete e kupton të mirën dhe të keqen; por ishte një zakon i Ivan Vasilieviqit t’i përgjigjej në këtë mënyrë mendimeve të pjekura mirë brenda mendjes së tij gjatë bisedës, dhe të ilustronte këto mendime në lidhje të shkurtër me shembujt rastësorë të jetës së tij. Ai shpesh harronte krejtësisht arsyen e historisë së tij në të thënën e saj; veçse gjithmonë e tregonte me sinqeritet të madh dhe ndjenjë.
Ja, tani, se ç’tha.
“Merre rastin tim. Jeta ime e gjitha ishte përkushtim, jo nga ambienti, por nga diçka tërësisht tjetër”.
“Atëherë nga se?” – e pyetëm ne.
“Eeeh, është histori e gjatë. Do të më duhet të përpiqem shumë që t’ju tregoj tërë ato gjëra të rëndësishme që t’jua bëj të kuptueshme”.
“Epo na e thuaj atëherë”!
Ivan Vasilieviqi u mendua sapak dhe shkundi kokën.
“E gjithë jeta ime – ia nisi – u shndërrua në një natë, apo, në të zbardhur, më tepër”.
“Pse, ç’ndodhi?” – pyeti njëri prej nesh.
“Gjithçka ndodhi që se unë isha i dashuruar së tepërmi. Kam qenë i dashuruar shumë herë, por kjo ishte më seriozja e të gjithave. Ishte diçka nga e shkuara; ajo ka martuar të bijat tani. Ishte Varinka B. – Ivan Vasilieviqi fshehu mbiemrin e saj – Edhe në të pesëdhjetat ajo dallohej si e pashme; por në rini të saj, në të tetëmbedhjetat, veçohej për gjatësinë e saj, delikatesën, e gjindshme dhe e shprehshme. Po, shprehja një fjalë është; ajo e mbante veten nga teprimet, nga pavetëdija siç që; mbante kokën lart, dhe së bashku me bukurinë dhe shtatgjatësinë i jepnin asaj një ajër prej princeshe, në vend të të qenit tepër e hollë, skelet mund të thuhet. Kjo mund të kishte qenë e përgjithshme, pa buzëqeshjen e saj, të gëzueshme dhe të përzemërt, dritën plot hijeshi në sytë e saj dhe ëmbëlsinë rinore”.
“Po i jepni një përshkrim hyrës, Ivan Vasilieviq”!
“Përshkrim, vertet! Unë nuk do të kem mundësi ta përshkruaj, ndaj ju nuk do të mund ta vlerësoni. Por s’është kjo puna; Se çka do t’ju tregoj ngjau në katërdhjetën. Isha aso kohe student në një universitet provincial. Nuk e di nëse ishte gjë e mirë, apo jo, veçse nuk kishim rrethe politike, nuk kishte idoelogjizma në universitetet tona asaj kohe. Ishim thjeshtë të rinj dhe e shpenzonim kohën tonë siç të rinjtë e bëjnë, duke studiuar dhe argëtuar veten tonë. Kisha një shok timin, shumë gazmor, të gjallë, i shkujdesur, dend me parà po ashtu. Unë kisha një kalë të mirë, që e përdorja të shkoja në slitim me zonjushat e reja. Moda e patinahit nuk kishte ardhur akoma. Shkoja me shokët në organizimet me të pira, këtyre ditëve s’pinim tjetër, veç shampanjë; kur s’kishte, s’pinim asgjë. Kurrë vodka, siç bëhet rëndom tani. Mbrëmjet e vallëzimit ishin argëtimet e mia më të dashura. Vallëzoja mirë dhe nuk isha një partner që ndiqte keq.”
“Ec ma edhe ti, s’është e nevojshme të bëhesh modest – e ndërpreu një zonjushë aty, pranë tij. – E kemi parë foton tënde. Jo keq, me të vertëtë. Ishit një shoqërues i këndshëm”.
“I këndshëm, nëse ju pëlqen. Kjo s’ka rëndësi. Kur dashuria ime për të ishte në më të fortën, në ditën e fundit të karnavaleve, unë qeshë për vallëzimin tek i plotfuqishmi i rrethinave, një zotni-burrë prej natyre, pak në moshë, i kamur dhe i pritshëm, dhe anëtar i një dhome avoketërish gjithashtu. Të ftuarit i mirëpriti bashkëshortja e tij, e mirë prej natyre si ai vetë. Ishte veshur me kadife pushi të ngjyrosur dhe mbante mbi ball’ një diademë diamanti, dhe varësen e saj, në krahërorin e bardhë, një lule që, si kornizë, rrethonte portretin e Perandoreshës Elizabet, e bija e Pjetrit të Madh.
Ishte një ballo që ta kishte endja. Me një dhomë që shkëlqente, një kënd të veçantë për orkestrën, me famë aso kohe, me përbërje bujkrobërish që i përkisnin një zotërie muzikal. Qerasjet ishin një mrekulli dhe shampanja rridhte lumë. Megjithëse isha i etur pas shampanjës, atë natë s’vura të pirë në gojë si shkak se isha i pirë me dashuri. Ndaj në përpjekje të saj u ngrita të vallëzoja valse dhe polka derisa të bëhesha gati, që të më vinte rradha, kurdo t’më vinte, me Varinkën. Ajo ishte veshur me të bardha, një brez rozë, këpucë të bardha, dorashka fëmijësh, që nuk i arrinin tamam te bërrylët e saj të hollë. Një inxhinier i neveritshëm, Anisimov thirrej, më rrëmbeu mazurkën me të së bashku, asaj dite që kurrë s’mund t’ia falja. Ai e ftoi për vallëzim në minutën sapo ajo mbërriti, ndërsa isha nisur për te parukierët të merrja një palë dorashka, por qe vonë. Përfundimisht nuk e vallëzova mazurkën me të, por me një gjermane, të cilës i kisha kushtuar paraprakisht pak vëmendje; veç druhem që nuk u solla si duhej ndaj saj atë mbrëmje. Me vështirësi fola, apo vështrova atë, por s’pashë tjetër veç një figurë të gjatë, të lehtë, me rroba të bardha, me një brez rozë, një fytyrë të pastër, rezatuese, hijeplotë dhe sy të ëmbël. Nuk isha vetëm; të tjerë e shihnin me admirim, burra si dhe gra, megjithëse ajo i linte në hije. Ato nuk mund të mos e admironin.
Megjithëse nuk kisha cilësimin si partner i saj në mazurka, bëra ç’ishte e mundur të vallëzoja afër saj gjithë kohës. Ajo vinte përherë përkundrejt duke përshkuar tërë gjatësinë e dhomës të më zgjidhte mua. Unë u hodha brof në këmbë pa pritur që të isha përzgjedhur; ajo më falënderoi me një të buzëqeshur për intuitën time. Kur isha në drejtim të saj me ndonjë tjetër dhe ajo hamendësoi gabim, mori dorën e tjetrit në supin e krahërorit të saj të imët dhe më buzëqeshi me mirësi.
Kurdo që pat figurë valsi në mazurka, vallëzova me të për një kohë të gjatë, me frymëmarrje të shpejtuar dhe buzagaz ajo do të thoshte “Përsëri”; unë valsova dhe valsova si i pavetëdijshëm për ekzistencën e ndonjë tjetër njeriu”.
“Ec tashti, si mund të ishe i pavetëdijshëm me krahët e tua përreth belit të saj? Ti duhet të ishe i vetëdijshëm jo vetëm për ekzistencën tënde, por dhe të sajën” – foli dikush.
Ivan Vasileviqi u çorr në të thirrura dëshpërimi gati. “Domethënë ju jeni bashkëkohorë mbi të gjitha! Ditët e sotme mendohet jo tjetër, veç trupit. Ishte ndryshe në ditët tona. Sa më tepër që isha i dashuruar, aq më pak trupzim kishte në sytë e mi. Tani ju nxirrni këmbët, nyjet dhe nuk di çfarë tjetër. Ju e zhvishni gruan me të cilën jeni në dashuri. Në sytë e mi, siç ka thënë Alfons Karr – dhe ai qe shkrimtar i mirë – “E vetmja që dashurova gjithmonë mbulohej në rroba bronxi”. Ne asnjëherë s’menduam të tillë gjë të bënim. Përkundrazi përpiqeshim të mbulonim lakuriqsinë si biri natyral i Noes. Eeh, ju s’e kuptoni dot.”
“Mos u merr me të! Jepi para!” – ndërhyri njëri prej tyre.
“Po, vallëzova pjesën më të madhe me të, pa e ditur sa kohë kishte kaluar. Muzikantët vazhdonin të luanin të njëjtat tone të mazurkës, fund-pas-fundi, përsëri në një përzgjatje dëshpëruese – ju e dini çfarë bëhet kur ballos i afrohet fundi. Babatë dhe mamatë tashmë ishin ngritur nga tavolinat me karta në dhomën e ndenjës, në pritje të darkës, shërbyesit shpejtonin të sillnin sendet. Ishte afër treshit. Më duhej të bëja më të shumtën në minutën e fundit. E zgjodha atë përsëri për mazurka dhe për të njëqindtën herë i ramë dhomës kryq e tërthor”.
“Quadrille*), pas gostie është imi – i thashë tek e shoqërova te vendi i saj”.
“Pa dyshim, nëse nuk do ta mbart jashtë shtëpisë – shtoi ajo me të qeshur”.
“Unë nuk do të heq dorë – vazhdova”.
“Më jepni freskonjësen time, gjithesesi – u përgjigj”.
“Më vjen hidhur të ndahem me të – i thashë, duke i dhënë një freskonjëse puplash të bardhë të çlirët”.
“Mirë, diçka për kënaqësinë tuaj, – tha, duke hequr një pupël nga freskonjësja dhe ma dha mua”.
Mora puplën dhe munda të shpreh vetëm me sy përuljen dhe mirësinë. Isha jo vetëm i kënaqur dhe i gëzuar, isha i lumtur, i përmbushur. Isha mirë. Nuk isha vetja ime, por dikush që nuk qe i kësaj toke, që nuk njihte asgjë të keqe. E fsheha puplën brenda dorashkës dhe qëndrova aty pa qenë në gjendje t’i jepja vetes të largohesha prej saj.
“Pa shih, po kërkojnë vallëzimin e babait – më tha, duke treguar me gisht të atin, i gjatë me shtat, kolonel me spaleta të argjendta, që po qëndronte në korridor me disa zonja”.

“Varinka, ec këtu – thirri pritësja jonë, një grua me diamant të kornizuar dhe me shpatulla si të Elizabetës, me zë të lartë”.
Varinka shkoi të dera, unë e ndoqa.
“Përsuadé ati juaj të vallzojë me ju mazurkën, ma chere”.
“Ju lutem, Petër Vadislavoviq – i foli, në të kthyer kolonelit”.
Ati i Varinkës ishte një burrë shumë simpatik, i mbajtur mirë, paçka moshës së thyer. Mbante mustaqe me ngjyrë të bukur të harkuara në stil të Nikollës I dhe baseta të bardha që puqeshin me mustaqet. Flokët i kishte të krehura mbi ballë, dhe një të qeshur plot dritë, si të së bijës, në buzë dhe sytë e tij. Kishte një paraqitje të shkëlqyeshme, me një krahëror të zhvilluar ushtaraku, ku ishin varur disa dekorata, shpatulla të fuqishme, këmbë të holla dhe të gjata. Ishte ai tip ushtaraku ultra i krijuar nga disiplina e Perandorit Nikola I.
Kur iu afruam derës koloneli sapo refuzonte vallëzimin, duke thënë se kishte harruar krejtësisht, por në çast buzëqëshi, duke zhvendosur me kujdes armën e tij në të majtë, hoqi shpatën nga kllëfi, ia dorëzoi një të riu në detyrë që qëndonte pranë tij dhe veshi dorashkën e stolisur në dorën e djathtë.
“Gjithçka duhet bërë sipas rregullave”, – tha buzagaz. Kapi dorën e së bijës dhe qëndroi një çerek – kthyer në pritje të muzikës.
Në tingullin e parë të mazurkës, ai ngjeshi njërën këmbë me zgjuarsi, zgjati tjetrën përpara, pranë të parës me ngadalë dhe mprehtësi, pastaj me kujdes dhe çlirësi, me ngjeshjen e këmbëve dhe trokitjen e çizmeve, figura e tij e gjatë, e impozuar lëvizi përgjatë dhomës. Varinka vallëzonte pranë tij, ritmikisht dhe lehtësisht, duke bërë hapa të shkurtër, apo të gjatë, me këmbët e saj të vogla brenda getave të bardha atllasi.
Të gjithë në dhomë ndiqnin çdo lëvizje të duetit. Ndërsa për mua kishte jo vetëm admirim, por i dekoroja me simpati magjepse. Veçmas përshtypje më lanë çizmet e zoëtrisë të moçëm. Nuk ishin aferë e veçantë moderne, por të bëra nga lëkurë e lirë, me majë katrore dhe të prodhuara me provë nga këpucari i regjimentit. Nën përgjegjësinë, se së bijës i duhej të vishej, që të dilte në shoqëri, ai nuk blinte çizme të modës, por veshte të tilla, të bëra me punë dore shtëpie, mendoja unë. Pa dyshim që në kohë të tij ai duhet të ketë qenë një vallëzues i mirë; por tashmë ai ishte edhe i rëndë dhe këmbët e tij nuk tregonin më pranverë për ato hapa të bukur që përpiqej të merrte. Ai akoma pretendonte t’i sillej dy herë dhomës, qosh më qosh. Kur erdh’ fundi, duke lënë këmbët mënjanë, ai, pa një, pa dy, përplasi shputat së bashku dhe ra në njërin gju, pak rëndë, ndërsa ajo vallëzonte me nderim rrotull tij, me buzëqeshje dhe duke ndrequr këmishen e saj, e gjithë dhoma duartrokiti.
Në ngritje të mundimshme, ai ëmbëlsisht mori fytyrën e së bijës me duar. E puthi në ballë dhe e shoqëroi për tek unë, me përshtypjen se unë qeshë partneri i saj për mazurkan. Unë i thashë se jo.
“Po, mos e mendo, vetëm sillu rrotull dhomës një herë me të” – më tha, duke qeshur këndshëm, pasi kishte futur shpatën e tij në kllëf.
Si kënaqësia nga përmbajtjet e një shisheje me shurup lulesh, kur gllënka e parë rrjedh poshtë, ashtu dashuria ime për Varinkën dukej se çlironte gjithë forcën e të dashuruarit brenda meje. Në rrethimin e saj bota s’ndjehej e paqtë. Unë doja pritësen me diademën e saj dhe krahërorin si të Elizabetës, dhe të shoqin, dhe të ftuarit, burrin e këpucëve, dhe bile edhe inxhinierin Anisimov që më mori inat kaq shumë. Sa për atin e Varinkës, me çizmet e bëra në shtëpi me punë dore dhe qeshjen e tij të sjellshme, ashtu siç i pëlqente asaj, ndjeva një lloj butësie që ishte më së shumti rrënuese.
Pas të ngrënit unë vallëzova me të quadrille-n e premtuar, dhe megjithëse kisha qenë pafundësisht i lumtur pak më parë, ngrihesha akoma më i lumtur për çdo çast.
Nuk folëm për dashuri. Asnjë çast s’e pyeta veten nëse ajo më donte. Mjaftonte të dija se e desha. Veç kisha një frikë – që ndonjë gjë mund të ndërhynte në gëzimin e madh timin.
Kur shkova në shtëpi dhe fillova të zhvishem për natën, kjo m’u duk largmendsh. Mbajta puplën e vogël të hequr freskonjëses së saj në dorë, dhe njërën dorashkë që më dha kur e ndihmova për në karrocë pas së ëmës. Duke e parë kësisoj, dhe pa mbyllur sytë, mund ta shihja para meje për një çast, ashtu siç ishte, kur zgjodhi njërin nga dy partnerët. Ajo u përpoq të hamendësonte çfarë soj personi përfaqësohej tek unë, dhe munda të dëgjoj zërin e saj të ëmbël kur tha: “ Krenar – a jam në rregull?” dhe më dha dorën e saj. Gjatë gostisjes ajo çoi një gllënkë nga gota ime e shampanjës, me vëmendje ndaj meje mbi buzë të gotës me një vështrim kujdesi. Por, mbi të gjitha, munda ta shoh kur vallëzoi me të atin, sikur fluturonte pas tij, dhe duke tërhequr admirimin e shikuesve plot krenari dhe lumturi.
Ai dhe ajo ishin bashkuar në mendjen time në një vrull ëmbëlsie patetike.
Aso kohe unë jetoja me tim’ vëlla, ndërkohë ai ka ndërruar jetë. Ai nuk i pëlqente daljet dhe kurrë nuk shkoi në vallëzim; veç kësaj ishte i zënë me përgatitjet për provimet e universitetit dhe bënte një jetë shumë të rregullt. Po flinte. I hodha një sy atij, kokës së tij të groposur në jastëk gjysëm mbuluar me jorgan, dhe ndjeva mëshirë me të vërtetë, mëshirë ndaj tij për injorancën se ç’ditë të lumtura po përjetoja nga përvoja ime. Shërbyesi ynë Petrusha, më takoi me një qeri gati që të më zhvishte, por unë e përzura. Fytyra e tij e përgjumur dhe flokët e shprishura m’u dukën kaq prekëse. Në mundim të mos bëja zhurmë shkova në dhomë në majë të gishtave dhe rashë mbi krevat. Jo, isha edhe i lumtur; nuk fjeta dot. Pa thënë se ishte ngrohtë në dhomë. Pa hequr uniformën (rrobat e gjumit), dola qetë-qetë në sallon, vesha kapotën, hapa derën ballore dhe kërceva jashtë në mes të rrugës.
Kishte kaluar katërshi kur lashë të vallëzuarit. Rruga për në shtëpi dhe pushimi ndërkohë morën dy orë të mira, ndaj kur dola kishte zbardhur. Ishte mjegull e zakonshme në ditë karnavalesh, rruga mbushur me ujë – borë të saposhkrirë dhe ujin që rridhte nga pullazet. Familja e Varinkës banonte në qosh të qytetit afër një fushe të madhe, afër së cilës ishte një shesh paradash, ndërsa në cepin tjetër një palestër për zonjushat. Unë përshkova rrugicën tonë të ngushtë bosh dhe dola në xhade, ku takova këmbësorë dhe slita plot drunj, vrapuesit gërvishës të rrugës. Kuajt lëkundeshin me hapa të rregullt ndën frerin e stolinur, me kurrizet të mbuluar me rrogosë kashte dhe krerët qull nga shiu; ndërsa drejtuesit me çizme të stërgjata të njollosura nga stërkalat e baltës pas slitave. Kjo e gjitha, shumë punë kuajsh, më duhet të më stimulonte dhe ndriçonte plot ndjesi.
Kur arrita lëndinën afër shtëpisë së tyre, pashë në fund të saj, në drejtim të sheshit të paradës, diçka të stërmadhe të zezë, dëgjova tinguj fyelli dhe lodër (instrument muzikor ritmues, daulle) që e paraprinte. Zemra ime ishte plot me këngë, unë kisha dëgjuar në imagjinatën time tingull mazurke, veç kjo ishte muzikë shumë e ashpër. Nuk ta kishte ëndja.
“Ç’mund të ishte?” – Mendova dhe eca përpara drejt tingullit mbi një rrugë rreshqitëse nga qendra e fushës. Pasi eca njëqind hapa, nisa të dalloj shumë objekte të errëta përtej mjegullës. Ishin ushtarë. “Ndoshta një stërvitje”, mendova.
Eca kësisoj pa ndyshuar drejtim me shoqërimin e një kovaçi të nxirë, veshur me një kapotë të ndotur dhe një përparëse që po mbartte diçka. Eci përpara meje sapo arritëm te vendi. Ushtarët me uniforma të zeza qëndronin në dy rreshta sherri që përballeshin me njëri-tjetrin pa përmbajtje, me pushkët në siguresë. Pas tyre ishin fyejt dhe lodrat (kllapat janë të miat), duke përsëritur me inçest të njëjtin ton të neveritshëm.
“Si është puna?” – pyeta kovaçin e zi që ndaloi nga ana ime.
“Një tartar po rrihet si vlerësim të përpjekjes së tij për dezertim”, – tha ai me një ton të ashpër dhe holli një vështrim të qëllimtë në fundin e largët të vijës.
Pashë në të njëjtin drejtim, në mes të vijës, diçka tmerri të më afrohej. Gjëja që më afrohej ishte një burrë lakuriq deri në mes, i detyruar të shpejtonte me rripat e pushkëve të dy ushtarëve që i jepnin udhë. Në anë të tij një oficer me pelerinë dhe kapotë po ecte, pamja e të cilit m’u duk e njohur. Viktima i jepte vetes përpara ndën breshërinë e goditjeve që i vinin nga të dy krahët, gjithë trupi i tij i zhytur, këmbët që zvarriteshin nëpër borë. Pastaj u kthye me kurriz dhe vartësit që i tregonin udhën, e godisnin përpara dhe e tërhiqnin lart; ndërsa në anë të tij marshonte oficeri i gjatë, i pamëdyshje dhe me hap plot nerv. Ishte i ati i Varinkës, me fytyrën e tij të skuqur dhe mustaqe të bardha.
Pas çdo pësimi, burri, sikur të çuditej, kthente fytyrën në ngërdheshje prej dhimbjesh, përdrejt anës nga i vinte goditja, duke treguar dhëmbët e bardhë në përsëritje të të njëjtave fjalë fund pas fundi. Unë munda t’i dëgjoj fjalët që ai thoshte vetëm kur erdhi mjaftueshëm afër. Ai nuk u fliste atyre, ai i lutej me ngashërim: – “Vëllezër, keni mëshirë për mua, keni mëshirë”. Por vëllezërit nuk kishin mëshirë dhe kur ndëshkimi po më afrohej, pashë si një ushtar që qëndroi karshi meje bëri një hap tërë nerv përpara dhe ngriti shkopin e tij me një rregull dhe e hodhi poshtë mbi kurriz të burrit. Burri i dha vetes përpara, por vartësit e tërhiqnin mbrapsht, dhe një pësim tjetër erdhi nga ana tjetër, pastaj nga kjo anë e nga ana tjetër më pas. Koloneli marshonte pas tij, duke parë këmbët e tij dhe burrin, ajrin që përthithte, kokën që i nxirrte avull, dhe frymën që nxirrte ndërmjet buzëve të shtrënguara. Kur e kaluan vendin ku qëndrova, unë kapa brenda një çasti dy vija në kurriz të burrit të dënuar. Ishte diçka kaq shumë-ngjyrëshe, e lagësht, e kuqe, jo e natyrshme, sa e kisha tepër të vështirë të besoja se ishte trup njeriu.
“Zot i Madh”, – foli duke iu marrë goja kovaçit.
Ndëshkimi vazhdoi të lëvizte tutje tej. Breshërimat vazhduan të binin me shtrëngata, mbi krijesa që rrëzoheshin; fyejet fishkëllenin dhe lodrat rrihnin, silueta e gjatë e impostuar e kolonelit lëvizi përgjatë burrit, si më përpara. Ahere, në çast koloneli ndali dhe me të shpejtë thirri njërin në komandë.
“Të mësova ta godisje lehtë, – dëgjova zërin e tij të hovshëm të thoshte. Kjo është prekja e lehtë? Ti si thua?”, pashë më pas dorën e tij të fuqishme me dorashkë të gjuante ushtarin e dobët, të tmerruar, pa gjak në fytyrë për shkak se nuk e kishte hedhur shkopin me forcën e mjaftueshme në qafën e përskuqur të Tartarit.
“Më sill shkopinj të tjerë” – u çorr ai dhe në shikimin përreth më pa mua. Me mendimin se nuk më njohu dhe me pakënaqësi të ashpër, kafshërore, ai rrufeshëm u largua. U ndjeva kaq i pambrojtur nga keqardhja, sa nuk dija nga të shihja. Ishte sikur kisha qenë kapur në një akt mizor të pafalshëm. Ula sytë dhe nxitova për në shtëpi. Gjithë rrugës veshët me rrihnin nga lodrat dhe fishkëllenin nga fyejt. Dëgjoja fjalët “vëllezër mëshirë”, ose “do ta prekni apo si”. Zemra më ishte plot neveri fizike, më së shumti e sëmurë. Sa herë që ndalesha rrugës, dhe këtë e bëra shpesh, kisha një ndjesi se do të bëhesha me të vërtetë i sëmurë prej tmerreve që më kapën atë anë. Nuk e kujtoj si gjeta shtëpinë, si gjeta krevatin. Veç çastit kur po më zinte gjumi dëgjova dhe pashë përsëri gjithçka ngjau, dhe s’vura gjumë në sy.
“Me shumë ngjasa ai diç dinte dhe unë jo”, – mendova për Kolonelin. Nëse do ta dija çfarë ai dinte sigurisht, me një në dorë, në kuptimin e asaj që kisha parë dhe nuk do të më kishte shkaktuar një vuajtje të atillë.
Sadoqë mendoja për atë, asnjëhere, të paktën një herë, nuk e kuptova çfarë dinte Koloneli. Ishte mbrëmje dhe gjumi s’më zinte. Vetëm pasi thirra një shok që ia shtruam me të pirë, një shishe plot e shterruam, derisa u bëra tapë.
Mendoni se erdha te përfundimi që ndodhia ku kisha qenë dëshmitar ishte moralisht e gabuar? Jo, jo. Përsa ishte bërë me siguri të atillë, dhe njihej nga gjithkush si e domosdoshme, padyshim ato diç dinin që unë jo. Mendoja kësisoj, ndaj edhe sforcohesha të kuptoja. Por pa problem, kurrë nuk e mora vesh; atëherë apo me vonë. Duke mos qenë i aftë ta mbaja në dorë, unë nuk hyra në shërbim siç e kisha ndërmend. Kjo jo vetëm në atë ushtarak, por as dhe në shërbimin civil. Pra, siç i shihni, kam qenë jashtë përdorimi.”
“Po, po, e dimë se sa i papërdorshëm ishit”, – vazhdoi njëri nga ne. “Pa na trego pak, sa njërez do të ishin jashtë përdorimi për gjithçka, që nuk do të ishit ju.”
“Oh, ç’budallallëk”, – tha Ivan Vasilieviq me një mërzi prej së vërteti.
“Mirë, po për aferën e dashurisë?”
“Dashuria ime? Ajo, që atë ditë vetëm të rënët ka njohur. Kur, siç ngjau shpesh, ajo u duk ëndërruese dhe medituese, unë në çast e rimblidhja kolonelin në sheshin e paradave, ndieja kaq vështirësi dhe bezdi sa fillova ta takoja rrallë e më rrallë. Kësisoj dashuria ime erdh’ në asgjë. Po: raste të tilla shfaqen, dhe ato e ndryshojnë dhe drejtojnë gjithë jetën e njeriut”, – tha në mbyllje. “Ju më thoni …”.
*Përktheu Sokol Shkodra
_______________
*Quadrille: lloj vallëzimi në shek. XVII XVII, bazohej në lëvizjet në formë katrori.