Një rob lufte i dhuron fshatit ku u burgos 384 000 sterlina

Një fshat në Skoci mori një dhuratë prej 384 000 sterlinash (489 000 dollarë) nga një ushtar gjerman që kishte qenë rob lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore. Heinrich Steinmeyer, u kap rob në Francë kur ishte 19 vjeç dhe u mbajt si i burgosur lufte në një kamp në Cultybraggan pranë fshatit Comrie, njoftoi “Press Association”. Kur Steinmeyer vdiq në vitin 2013 në moshën 90 vjeçare, iu deshën disa vite juristëve për t’u garantuar se fshati do të mund të merrte paratë që ai i kishte lënë me vullnetin e tij. “Gjatë periudhës së burgimit, Heinrich Steinmeyer ishte prekur shumë nga sjellja e mirë e treguar ndaj ti nga skocezët, të cilën nuk e priste aspak”, shkruan gazeta “Courier”, duke cituar Andrew Reid që do të kujdest për shpërndarjen e kësaj ndihme. Pas luftës, Steinmeyer e vizitoi shpesh Comrie. “Ai dëshironte të linte gjithçka që kishte në përfitim të të moshuarve në këtë vend si shenjë falenderimi”, theksoi Reid. Madje gazeta “Courier” ka cituar gjithashtu vullnetin e Steinmeyer që thotë: “Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time njerëzve të Skocisë për mirësjelljen dhe bujarinë e tyre që kam marrë në Skoci gjatë burgimit tim dhe më pas”.