Albspirit

Media/News/Publishing

PD, homazhe në memorialin e Azem Hajdarit

Deputetët e Partisë Demokratike kanë përkujtuar sot ish-liderin demokrat, Azem Hajdari 19 vjet pas vrasjes së tij në 12 shtator të vitit 1998.

Demokratët kanë shkuar në memorialin e Hajdarit, ku kanë vendosur tufa me lule në shenjë mirënjohje dhe solidariteti ndaj kontributit të figurës së tij.

Pasi kënduan të gjithë Himnin kombëtar, i pari që mori fjalën para memorialit ishte vet kryetari i demokratëve, Lulzim Basha. “Sot jem i mbledhur për të kujtuar tribunin e demokracisë. Nëse dielli i demokracisë shndrit siç ka shndritur, apo fshihet pas reve të zeza të krimit dhe korrupsionit, ne vijmë këtu për të nderuar dhe ndarë sëbashku dramën e 12 shtatorit. Ne vijmë këtu për të celebruar kujtimin, kurajon dhe mirënjohjen e Azem Hajdarit. Luftën e pa kompromis për demokraci dhe qëndrimin titanik kundër vesit dhe drogës në pushtet. S’do i tradhtojmë kurrë vlerat e tij”, tha Basha.

Fjalën e mori edhe ish-kryeministri Berisha, i cili tha se “Azem Hajdari luftoi për lirinë e shqiptarëve. Ai ka qenë burim i madh frymëzimi për çdo shqiptar, tribun i lirisë dhe njeriu që luftoi për lirinë shqiptarëve”.

Please follow and like us: