Eni Ҫobani: Ja ҫfarë mendoj kur jam para pasqyrës!

Jemi mësuar ta shohin në rolin e ndërmjetësueses e cila sa herë flet i referohet ligjit. Por në një intervistë ndryshe dhënë për bordo.al Eni Ҫobani ka rrëfyer veshjet, look-un, stilin e saj dhe ҫfarë mendon ajo kur shikohet në pasqyrë.
“Kur shoh veten në pasqyrë, falenderoj Zotin dhe e bëj sinqerisht këtë gjë për gjithçka kam e gjithçka që më ka falur. Falenderimi fillon që nga prindërit që më sollën në këtë jetë. E ndiej veten se jam një njeri shumë energjik, që kam akoma shumë për të dhënë dhe jam shumë e lumtur për këtë fakt. Jam falenderuese edhe ndaj Zotit, edhe ndaj fatit, edhe ndaj prindërve të mi. Sigurisht edhe ndaj miqve që na rrethojnë me pozitivitetin që na japin”-është përgjigjur Eni Ҫobani.