Albspirit

Media/News/Publishing

Lista me 10 personat më të pasur në Shqipëri

Instituti Europian Pashko  ka publikuar sot listën me 10 personat më të pasur në Shqipëri gjatë vitit 2016. Studimi që rendit 10 milionerët shqiptarë në vend, bazohet në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Metodologjia e aplikuar  është bazuar në dy komponentë thelbësorë të deklarimeve: fitimin e realizuar dhe kapitalin neto.

Kapitali neto është konsideruar si baza e akumuluar ndër vite nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ekonomike dhe konsolidimi akumulativ i përpjekjeve sipërmarrëse të bizneseve të 100 individëve të marrë në analizë. Ndërsa fitimi i realizuar është indikatori thelbësor i dinamikës së performancës sipërmarrëse të këtij komuniteti gjatë vitit të kaluar.

Zëri investime shtrihet në fusha nga më të ndryshmet dhe është komponent kryesor përbërës edhe për sipërmarrësit e karburanteve. Ndërkohë që në top-10 futet vetëm 1 sipërmarrëse femër (Vilma Nushi), gjithë të tjerët janë meshkuj. Interesant është edhe një detaj tjetër, se 4 të parët zotërojnë më shumë pasuri se gjithë të tjerët. Lista si më poshtë:

1-Samir Mane

2-Shefqet Kastrati

3-Vasil Naçi

4-Behar Çukaj

5-Tom Doshi

6-Rrok Gjoka

7-Grigor Joti

8-Idajet Ismailaj

9-Vilma Nushi

10-Pëllumb Salillari

Please follow and like us: