Albspirit

Media/News/Publishing

“Masturbim, budallallëk”, Ylli Rakipi shpërthen kundër Ora News

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, drejtuesi i emisionit ‘Të Paekspozuarit’ Ylli Rakipi ka komentuar sondazhin e bërë nga Ora News, televizion konkurrent i News 25, për shikueshmërinë e emisioneve dhe televizioneve në Shqipëri.

Ylli Rakipi tha se në Shqipëri nuk ka sondazhe, ndërsa sipas tij vetëmburrjet në media janë një turp i madh.

“Ne nuk bëjmë sondazhe. Nuk ka sondazhe në Shqipëri. Sondazhe të tilla i bëjnë ata si në kohën e Enver Hoxhës që ndanin nuskat dhe fitonin ndonjë lek. Mediat ne do i sjellim në emision, por vetëmburrjet në media janë një turp i madh. Një masturbim, budallallëk do thoja”- tha Rakipi për sondazhin e Ora News.

Ndër të tjera, Ylli Rakipi u shpreh se emisioni ‘Të Paekspozuarit’ starton këtë të enjte në ekranin e ‘News24’.

Rakipi ka pasur pak kohë më parë të njëjtin emision tek Ora News.

Please follow and like us: