Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Mirënjohje për piktorin shqiptar në SHBA, Nazmi Hoxha!

 Fotografia e Sadik Bejko

Kjo kopertinë është konceptuar, realizuar nga miku im, piktori Nazmi Hoxha. Tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nje piktor shqiptar ky Nazmi Hozha, shumë i spikatur në modernitet.

Në Shqipëri ka kaos kriteresh. Dhe vlerash.
Nazmiut ia doja pikturën si ngjyrë në vetvete, si lojë a kapric, si koncepsion potent të nuancuar, të petëzuar në rrathë e rrathë, si të hedhësh një gur në pellg, të shprishësh e sajosh formësime ne asgjënë e ngjyruar të telajove e tij.
Një të qenë në ngjyrë, në imazh, një pikturim që të shprehësh qënien jo domosdo dhe që t’i përthyesh imazhet e tua në mesazhe.

Një të qenë, jashtësisht e brendësisht vetes, në ngjyre, në imazh…
vetëm në pikturim…

Kaluan 20 vjet.
Të jam mirënjohës Nazmi!
Për atë që atëhere… e sot, në 20 vjet… ti je me mua.

Please follow and like us: