Studime në Gjermani, udhëzimet që jep ambasada në Tiranë

Të gjithë studentët shqiptarë që kanë dëshirë të studiojnë jashtë shtetit, por mundësitë i kanë të pakta, kanë një shans. Duke ndjekur udhëzimet e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë ata mund të përfitojnë një bursë.

Të gjitha informacionet e detajuara në lidhje me kushtet për të përfituar një bursë studimi në këtë vend europian do t’i gjeni në një njoftim në faqen zyrtare.

“Interesoheni për një bursë në Gjermani? Baza e të dhënave mbi bursat e DAAD-së ofron një pasqyrë të gjithë programeve më të kërkuara të bursave si dhe ju informon mbi procedurat e aplikimit, afatet etj.
Mjafton të klikoni në linkun e mëposhtëm; të përzgjidhni vendin e origjinës, kriteret e tjera të kërkuara dhe ky informacion do ju serviret menjëherë! www.funding-guide.de”,- sqarohet nga ambasada gjermane në Tiranë.