Albspirit

Media/News/Publishing

Video e fundit e Ergi Dinit përpara se të aksidentohej me motor

Një video e patransmetuar më parë vjen sot nga këngëtari Ergi Dini, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me motor pak muaj më parë. Ka qenë pikërisht Barbana Dini, motra e fituesit të “X Factor” Ergi Dini, ajo që përkujtoi vëllain e saj.

E ftuar në emisionin “Rudina”, në ‘Tv Klan’, këngëtarja tha se Ergi ia kishte dërguar videon në celular vetëm pak ditë përpara aksidentit tragjik. Ergi shihet teksa këndon me kitarë në dorë dhe plot emocion ndërkohë që mban sytë mbyllur.

“Lajmi për vdekjen e Ergit ka qenë shumë i pabesueshëm, shumë i rëndë, nuk e besoja dot. E kam thënë edhe më para, lajmin e kam marrë nga një gazetare nga Kosova, më mori në telefon për ta konfirmuar.

Ishte e pabesueshme, por s’mund të ishte as shaka. Vetëm një orë më përpara ngjarjes unë isha me të” tha Barbana. Ergi Dini humbi 21 nëntor të 2016-ës në një aksident së bashku me shokun e tij Kejdi Halili.

Please follow and like us: