Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Maduro: Hani lepuj dhe rezistoni imperializmit!

Venezuela është në krizë ushqimi dhe Presidenti Nicolas Maduro i këshillon shtetasit e saj të hanë lepuj në mesin e asaj që e cilëson një “luftë ekonomike” të ndërmarrë kundër qeverisë së tij nga forcat imperialiste.

Rritini e ushqehuni me to si burim proteinash ishte deklarata drejtuar një kombi të përballur me një nivel rekord të kequshqyerjes së fëmijëve dhe mungesa kronike të ushqimeve në treg.

“Për të siguruar një burim sa më të mirë proteinash shtazore, është miratuar plani i lepujve, të cilët, në fund të fundit, edhe shumohen me shpejtësi”, tha Maduro.

Plani megjithatë ka hasur në një problem kulturor, siç e përshkruan ministri i Bujqësisë, Freddy Bernal.

Njerëzit i konsiderojnë lepujt kafshë shtëpiake, i vënë emra dhe flenë me ta. Por, tani duhet të nisni e t’i shikoni me një sy tjetër, u shpreh Bernal, me syrin e të qënit në mesin e një lufte ekonomike.

Anëtarët e tjerë të kabinetit i kapën të qeshurat pas këtyre pohimeve, megjithatë ministri nënvizoi nevojën e fushatave publicitare në radio, televizion e gazeta dhe atë të ndërhyrjes në filmat vizatimorë për të ndryshuar konceptin ekzistues, në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë se nuk kanë përpara tyre një kafshë shtëpiake, por dy kile e gjysmë mish.

Please follow and like us: