Albspirit

Media/News/Publishing

Viola Spiro ndërron televizion

Moderatorja simpatike Viola Spiro, ka ndërruar sërish ekran. Por, nuk ka ndërruar fushën e moderimit, duke qëndruar sërish te sporti. Pak ditë më parë u tha, se Viola do të hiqte dorë nga “Ora News”, për një tjetër televizion, që nuk u bë publik. Tani misteri është zbuluar. Ajo ka vendosur të moderojë një emision sportiv, nën logon e RTSH 1. Emisioni do t’i dedikohet kampionatit “Europa League” dhe mesa duket Viola do ta drejtojë e vetme. Të paktën kështu është shfaqur në puntatën e parë, që u transmetua mbrëmjen e së enjtes.

Please follow and like us: