Albspirit

Media/News/Publishing

Fati i buzëqesh sërish Edi Manushit, një superbombë në ‘Procesin sportiv’

Marina Vjollca tashmë nuk është më pjesë e emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel.

Ndërsa prej disa javësh në krah të Edi Manushit është shfaqur një tjetër bukuroshe, me forma “bombastike”. Vajza quhet Blerta Leka dhe është fituese e Miss Universe Albania 2017.

Kush është moderatorja e re?

Blerta Leka është vajza që do të na përfaqësojë në Miss Universe, kompeticionin më të madh të bukurisë që këtë vit zhvillohet në muajin nëntor në Amerikë.  Ëndrra e Blertës është bota e televizionit. E këtë ajo e ka përcjellë tre muaj më parë kur edhe Vizion Plus nisi maratonën e prezantimit të vajzave pretendente për kurorën e Miss Universe. Emocionet e këtij konkursi bukurie janë përcjellë nga Pallati i Kongreseve. Nuk ishte vetëm një garë, por edhe një mbrëmje ku nuk munguan performancat e këngëtarëve më në zë të momentit, tendencat më të fundit të modës si dhe humori. Spektakli i madh ishte finalizimi i një rrugëtimi tre mujor, që nisi me një maratonë prezantimesh në Vizion Plus e që vijon drejt një sfide tjetër për stafin që do të shoqërojë Blerta Lekën drejt Amerikës.

Please follow and like us: