Albspirit

Media/News/Publishing

Ja si u vra ikona e bukurisë, Merilin Monro

Bob Kenedi (Robert Kenedi) urdhëroi vrasjen e Merlin Monrosë me injeksion vdekjeprurës që t’a parandalonte këtë të fundit të zbulonte lidhjen me Xhon Kenedin. Libri i ri duket se më në fund ka zgjidhur misterin rreth vdekjes së saj.

Bukuroshja e brishtë ishte gjithnjë në kërkim të dashurisë në vende të gabuara. Kur ajo ra në dashuri me RFK, ajo dënoi veten, thonë autorët e librit

Nga Caroline Howe, Dailymail

Vdekja e Merilin Monrosë më 4 gusht 1962 nuk ishte një vetëvrasje por një vrasje e orkestruar nga Bob Kenedi për të lënë në heshtje sekretet e pista të familjes Kenedi, që ajo (Monro) i mbante të mbyllura në një ditar të vogël të kuq. Dhe Bob nuk veproi vetëm. Ai kishte dhe të tjerë bashkëpunëtorë, kunatin e tij, aktorin Peter Laufor, psikiatrin e Merilin Monrosë, dr. Ralf Grinson që i dha injeksionin fatal. Këto janë dëshmitë e dhëna në lbrin e ri të shkrimtarëve: Xhei Margolis, një reporter investigues dhe Riçard Buskin, autor bestseller i 30 librave. Volumi “The murder of Marylin Monroe: Case Closed” (Vrasja e Merilin Monrosë: Çështje e Mbyllur) tregon rastin e vdekjes së një prej VIP-ave më të përfolur në botë.
“Bob Kenedi ishte i vendosur ta bënte Merilinin të mbyllte gojën, pavarësisht konsekuencave”, zbuloi më vonë Peter Lauford nën ndjenjën e fajit të vrasjes së një ylli, thonë autorët. “Ishte gjëja më e çmendur që ai bëri – dhe unë isha po aq i çmendur sa ta lija që kjo gjë të ndodhte”. Kjo ishte një vrasje e kryer përpara syve të mjekut të ambulancës, Xheims Hall, i cili kur arriti në shtëpinë e Monrosë, pa psikiatrin e saj, doktor Grinson-in t’i injektonte elementin vdekjeprurës direkt në zemër. Atë e kishte urdhëruar Bob Kenedi që të merrej me këtë çështje. Bob Kenedi u përfshi në një marrëdhënie seksuale me Merilinin verën e vitit 1962 kur u dërgua në Los Anxheles nga i vëllai i tij Jack, për të bindur ‘perëndeshën e ekranit’ që të ndalonte së telefonuari Presidentin në Shtëpinë e Bardhë. Sepse Presidenti nuk do të divorcohej me Jackie-n për t’u martuar me të. Por Bobi ra pre e saj dhe përfundoi në shtrat me Merilinin. “Ky nuk ishte qëllimi i Bobit, por atë natë ata e kaluan në dhomën e gjumit të miqve”, zbuloi më vonë Peter Lauford.
Helikopteri i Kenedit gjithmonë ulej në plazhin e shtëpisë së Lauford në Gjirin Santa Monika, Los Anxheles. Xhon Kenedi kishte kaluar shumë kohë në këtë shtëpi me lidhje jashtë-martesore dhe ikona të kinemasë. Tani ishte rradha e Bobit. “Lidhja u bë më e fortë, dhe filluan të takoheshin shpesh me njëri-tjetrin”, tha Lauford. Merilin e zhvendosi vëmendjen e saj tek Bob Kenedi dhe filloi të telefononte Departamentin e Drejtësisë për të marrë Prokurorin e Përgjithshëm në telefon. Tani ajo kishte rënë marrëzisht në dashuri me Bob Kenedin, i cili i kishte premtuar se do të ndahej nga gruaja e tij Ethel dhe do të martohej me të, pavarësisht se vëllezërit Kenedi e kishin pasuar tek njëri-tjetri atë si të ishte top futbolli dhe e bënë të ndjehej si copë mishi. Por kur Bobi filloi të tërhiqej, Merilin e kërcënoi se do të zbulonte të gjitha sekretet e familjes, dhe lidhjet e saj me vëllezërit Kenedi në një konferencë për shtyp, që i kishte të shkruara në një ditar të kuq të fshehur.
Bob Kenedi kërkoi të merrte vesh se ku fshihej ditari, por Merilin nuk donte kurrsesi t’ia jepte. Përgjigja e parë e tij ishte marrja në telefon e psikiatrit të Merilinit, dr. Ralph Greenson (me të cilin ajo flinte gjithashtu) dhe e urdhëroi që ta bënte publike këtë çështje. Lauford ishte në dijeni për lidhjen e Monrosë me psikiatrin e saj pas disa regjistrimesh të bëra në shtëpinë e saj nga FBI-ja. “Ishte Bob Kenedi ai që e kishte vënë dr. Greenson të kujdesej për Monronë”, thonë autorët. Zbulimi i kësaj çështje do t’i jepte fund karrierës së dr. Greenson dhe do ta dërgonte atë në burg. Por Merilin Monro nuk kishte ndërmend të zbulonte lidhjen e saj me doktorin. Por Bobi e shtyu të mendonte se diçka e tillë do të ndodhte. Vizita e fundit që Bob Kenedi i bëri Monrosë ishte në shtëpinë e saj në Brentvud pasditen e 4 gushtit të vitit 1962, së bashku me Lauford i cili doli jashtë në oborrin e shtëpisë të pinte një gotë shampanjë ndërsa Bob fliste e të.
Mjaftuan 10 minuta diskutim që Merlin të bëhej histerike dhe ta kërcënonte se mëngjesin e së hënës do të dilte në konferencë për shtyp dhe do zbulonte gjithçka. Ai i kërkoi që ajo mos t’i shkruante më letra, dhe mos ta telefononte më. Duke refuzuar këtë shpërfillje, ajo filloi të ulëriste, rrëmbeu një thikë të vogël dhe goditi Bobin. Lauford i cili u kthye brenda nga të bërtiturat i kapi krahun dhe i largoi thikën. “Bob mendoi se duhet të telefononim dr. Greenson-in,” tha Lauford. Fqinjët e Merilin Monrosë e panë Bob Kenedin të largohej dhe të rihynte më vonë atë mbrëmje me një nga truprojat e tij.
Trupi i vdekur i Marylin në shtratNdërsa Merilin Monro ishte pa ndjenja, Bob Kenedi dhe Lauford u vunë në kërkim të ditarit të kuq. Injeksioni që ata i bënë Merilin Monrosë nuk ishte aq i fortë sa ta qetësonin atë për një kohë të gjatë, kështu që dy truprojave iu desh ta mbanin atë, ndërsa ishte e zhveshur dhe i dhanë një grusht me pilula. Kështu iu rikthyen përsëri kërkimit të ditarit. Kenedi, Lauford dhe dy truprojat u larguan nga vendngjarja në orën 10:30 të darkës. Qeni i bardhë i Merilin Monrosë, Maf, me të lehurat e tij ngjalli dyshime tek kujdestarja e shtëpisë Eunise Murrei dhe djali i saj, të cilët erdhën të shihnin se çfarë kishte ngjarë. Ata gjetën Monronë të shtirë në krevat të vdekur dhe lajmëruan një ambulancë. Zonja Murrei dyshoi se ishte si pasojë e mbidozës. Mjeku i ambulancës, Xheims Eduin Hall arriti i pari në vendngjarje në mesnatë dhe filloi t’i bënte një masazh në kraharor. “Ajo ishte nudo, pa çarçafë, pa batanije. Nuk kishte asnjë gotë uji pranë, frymëmarrja e saj ishte e cekët, dhe pulsi i dobët e i shpejtë. Ishte pa ndjenja gjatë gjithë kohës”, deklaroi Hall.
Në komodinën e saj gjendeshin disa pilula. As ujë, as alkool. “Nuk volli, dhe nuk kishte aromë pilulash në gojën e saj.” Kjo hidhte poshtë çdo teori se ajo kishte konsumuar 64 pilula në përpjekje e sipër për t’u vetëvrarë. Masazhi në kraharor që i dha mjeku Hall ia riktheu përsëri frymëmarrjen. Ndërsa vrapoi drejt ambulancën për të marrë pajisjet e shpëtimit, në derën e dhomës u shfaq dr. Greenson i cili tha: “Unë jam doktori personal i saj. Hiqjani respiratorin”. Hall kujton se në atë moment nuk po arrinte të kuptonte se ç’po ndodhte. “Pse duhet t’ia hiqnin këtë pajisje shpëtimi kur ajo po funksiononte më së miri”.
“Koha po kalonte dhe unë doja ta shpëtoja atë”. Doktori hapi çantën e tij dhe mori një shiringë me një gjilpërë shumë të gjatë. “Ai mbushi shiringën me lëngun e një shisheje. Më pas i nguli gjilpërën në gjoksin e saj. Por nuk shkoi siç duhej. Gjilpëra u ngul në kockën e njërës prej brinjëve të saj”, tha Hall. “Në vend që ta korrigjonte gabimin, ai vazhdoi të bënte të njëjtën gjë derisa sa u dëgjua zhurma e thyerjes së kockës. Ky djalë po tregohej shumë i ashpër”. Xheims Hall kishte punuar për ambulancën Schaefer për shumë vite. Babai i tij dr. Xhorxh Hall ishte një kirurg i Beverli Hills dhe ish-shef i stafit mjekësor të spitalit të Los Anxhelesit. Mamaja e tij ishte infermiere kirurgjikale. Xheimes Hall ishte dëshmitar shumë i besueshëm i vrasjes. Murrei Liebouitz, mjeku tjetër i ambulancës që ishte dëshmitar i vrasjes , nuk foli kurrë.
Policia duke lëvizur trupin e Marilyn. Ditari i saj i kuq nuk u gjend më.Shoferët e ambulancës gjithashtu nuk ishin të vetmit dëshmitarë të injeksionit me pasojë vdekjen. Peter Lauford ishte kthyer në vendngjarje, së bashku me rreshteri i policisë së Los Anxhelesit, Marvin Iannone, që ishte vendosur në shtëpinë e Monrosë me urdhër të Bob Kenedit. Detektivi privat, Fred Otash, që kishte përgjuar shtëpinë e Monrosë me kërkesë të Lauford, zbuloi se kishte dëgjuar në kasetë Iannone-n dhe Laëfordin duke folur gjatë asaj mesnate. “Ishin pesë dëshmitarë të vrasjes së Merilin Monrosë”, thonë autorët. “Tre nga pesë prej tyre thonë se Ralf Grinson ishte përgjegjës.”
Misteri. Kjo foto e policisë e marrë ekskluzivisht nga autorët e librit, tregon një njollë të mundshme gjaku në murin e dhomës së Marylin. Kur doli fillimisht, kjo foto ishte e retushuar dhe njolla.“Unë besoj se ata e lëvizën trupin e Merilinit (nga dhoma e miqve tek dhoma e gjumit) që ngjarja të dukej si vetëvrasje,” thotë Hall. Ajo u gjet fytyrëposhtë në krevat. Pas vdekjes, gjaku në trup shkon në pikën më të ulët nga gravitetit. Në këtë pozicion, gjaku do të mbulonte çdo shenjë (gjilpëre ose të diçkaje tjetër) në trupin e saj”, deklaroi Hall. Koloneli i asaj kohe i Los Anxhelesit, dr. Tomas Noguçi, bëri autopsinë e trupi dhe deklaroi se e kishte parë të gjithë trupin e Monrosë me kujdes dhe nuk kishte gjetur asnjë shenjë gjilpëre në trup. Hall vuri në dukje se mbase Noguçi nuk e kishte parë shenjën e gjilpërës së bërë nga Grinson që ishte në një prej gjinjve të Merilin Monrosë. Foto-gazetari i revistës Life, Leif Uiner korruptoi stafin e morgut me një shishe uiski dhe u fut brenda për të fotografuar Monronë disa orë pas vdekjes. Trupi i kishte marrë ngjyrë blu në të purpurt, gjë që lidhet me lëndën e injektuar. Shefi i policisë së Los Anxhelesit, kishte simpati për Bob Kenedin dhe qëndrimin e tij ndaj krimit të organizuar. Kështu ai refuzoi të caktonte një ekip hetues për çështjen e Monrosë.
Kolumnistja e revistës “Hollywood”, Mei Men, intervistoi dhe shkroi për yjet për dekada me rradhë. Ajo e konsideroi vdekjen e parakohshme të Merilinit si një hetim i paaftë nga ana e policisë. Mei Men deklaroi se kishte marrë një telefonatë nga shefi i policisë Parker duke i thënë “se do të ishte më mirë për shëndetin e saj sikur të mos shkruante më nga këto histori”. Kjo ishte pikërisht çfarë ata bënë me investigimin e çështjes së Monrosë. Ata mbrojtën emrin e dinastisë Kenedi. Zonja May Lauford, nëna e Peter-it konfirmoi vite më vonë se Bob Kenedi kishte qenë në qytet ditën e vdekjes së Merilin Monrosë. Helikopteri i tij ishte i parkuar në shtëpinë e Peter-it në plazh pavarësisht mohimit të tij. Shefi i FBI-së, Edgar Huver e dinte për vrasjen e Monrosë por nuk donte të arrestonte Bob Kenedin. Ai e përdori këtë çështje për t’i bërë shantazh Prokurorit të Përgjithshëm që ky i fundit t’i siguronte vazhdimësinë e pozicionit si kreu i FBI-së. Së fundmi vdekja e Merlin Monrosë u konsiderua si vetëvrasje nga autoritetet.

Përgatiti: Endri Farka

Please follow and like us: