Një vit ‘albspirit’ me 40 832 ndjekës

Mbushet plot një vit që portali ‘www.alb-spirit.com’ u shfaq në hapësirën mediatike duke dhënë kontributin e saj  modest në informimin e shqiptarëve dhe jo vetëm. Pa zhurmë dhe bërtitje, kritike ndaj të gjitha pushteteve, afirmuese për gjërat që bëhen mirë në Shqipëri, portali është një punë sa personale aq edhe kolektive, falë bashkëpunëtorëve nga të gjitha skajet e vendit.

 

Ftoni miqtë tuaj të pëlqejnë faqen zyrtare të www.alb-spirit.com që gjendet në linkun: https://www.facebook.com/albspirit2017/

Siç mund ta kini vënë re portali www.alb-spirit.com, themeluar fillimisht si blog dhe më pas si portal në dhjetor 2016 nga një grup gazetarësh profesionistë, synon që të informojë sa është e mundur në mënyrë të paanshme për ngjarjet që ndodhin në hapësirën shqiptare. Aktualisht ky portal ka dy faqe zyrtare në facebook:

Faqen: https://www.facebook.com/cercizloloci/ me 3326 ndjekës.

Dhe faqen: https://www.facebook.com/albspirit2017/ me 37 521 ndjekës.

Pra gjithsej:  40 847 persona që e ndjekin.

Së shpejti këto dy faqe do të shkrihen në një, çka lehtëson edhe më shumë komunikimin e dyanshëm dhe me një informim akoma më të shpejtë për ngjarjet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe hapësira të tjera ku jetojnë shqiptarët.

Portali është i hapur për bashkëpunim, denoncim të akteve korruptive dhe për çfarëdolloj shqetësimi që mund të keni. Në çdo rast personi duhet të jetë i identifikueshëm.

Prandaj do t’iu lutesha për të ftuar miqtë dhe të afërmit tuaj për ta pëlqyer faqen e dytë dhe konkretisht linkun: https://www.facebook.com/albspirit2017/

Editori