Albspirit

Media/News/Publishing

Zamira Çavo: MJAFT MË:

 

– Ti Qeveri që mendon të “zhvillosh” vendin duke sakatuar pronën tonë të përbashkët, duke e grryer publiken e duke e shitur me një lek! Prona publike është e jona dhe e fëmijëve tanë dhe askush nuk ka të drejtë ta poshtërojë, ta shkatërrojë e ta shes sipas interesave klienteliste. Partneriteti publik privat nuk është ky që ju na i paraqesni si risi!

– Ti Media që nxit frymën e përçarjes dhe skllavërimit mendor! Keni hedhur për kockë konsumi historinë dhe moralin kombëtar! A mendoni se po i bëni vendit dëmin që nuk ia kanë bërë shekujt dhe armiqësitë që ato kanë mbartur?

-Ti intelektual që bën sikur di gjithçka e që i hedh më shumë benzinë zjarrit antikombëtar! Skënderbeu dhe historia jonë është e lavdishme doni apo nuk doni JU! Por tregohuni njëherë “burra” dhe mos i bëni “shërbimin” e rradhës interesave klienteliste.

– Ti koleg që shikon se si po të rrëshqet çdo ditë ndër duar prona publike, nën emrin e lulëzimit të konkurencës me privatin dhe vazhdon e bën sehir!

Boll më miqtë e mi! Mendoj se është koha e zgjimit të ndërgjegjes sonë të përbashkët. Asnjë vend e komb nuk ka bërë hajër duke shkatërruar vetveten! Mjaft iu vërsulet gjithçkaje publike në emër të shtetit, i cili është krijuar pikërisht mbi bazën e kësaj publikeje! Mjaft më!

Please follow and like us: