Albspirit

Media/News/Publishing

Nami edhe në Shqipëri, zbarkon kroçera e “shfrenimeve seksuale”; zgjohet interesi deri në Tërpan

Në thelb të saj është nudizmi dhe shkëmbimi i çifteve. Bëhet fjalë për kroçerën Desire Cruise që ka kopjuar anijen transatlantike Azamara Quest. Në bordin e anijes janë rreth 690 persona. Bëhet fjalë për një udhëtim në Mesdhe për të përjetuar pushimet seksuale. Në këtë kroçerë ka disa dhoma private ku mund të praktikohen lojëra seksuale “të ndaluara”. Në këtë anije rregullat janë ndryshe nga ato të zakonshmet. Të shpeshta janë mbrëmjet në kuvertë ku alkooli “derdhet lumë”. Ka vetëm një rregull: Nuk duhet ngacmua seksualisht personeli. Me të gjithë të tjerët mund të flirtosh. Biletat kushtojnë minimumi 3183 dollarë dhe maksimumi  11 mijë. Gjithçka bazohet te kabina që zgjedh. Kroçera nis rrugën në Mesdhe 25 shtatorin e ardhshëm nga porti i Venezia për të vazhduare në Dubrovnik dhe Zara (Kroaci), Koper (Slloveni).

Image result for Desire Cruise

Please follow and like us: