Albspirit

Media/News/Publishing

Një make up i shpejtë për kohën shkollore

Pushimet përfunduan dhe i jeni rikthyer rutinës së përditshme dhe shkollës. Ndoshta fillimi ju duket i vështirë, mendoni se si të riktheheni në një formë sa më perfekte, të jeni të çlodhura e shkëlqyese në portret çdo ditë kur zgjoheni nga alarmi: të çoheni, të visheni e të hani mëngjes, të beni grimin e të niseni për shkollë…

Ja disa këshilla për një make up të shpejtë që nuk ju vonon aspak pë t’u bërë gati për në shkollë!

Në pesë ose dhjetë minuta sigurisht që nuk keni kohën e mjaftueshme për një bërë një grim total, por fokusohuni në pikën tuaj të dobët: nëse keni një lëkurë me akne atëherë kujdesuni të keni një bazë të përsosur, përdorni një krem që të ketë edhe faktorin e mbrojtjes ndaj diellit dhe përhapeni mirë me duar.

Nëse keni problemin tek vetullat e i keni të rralla, atëherë fokusohuni mbi to e mbushini me pak ton për vetulla me ngjyrë natyrale! Vetulla është korniza e fytyrës, mos e nënvleftësoni, sidomos kur mbani syze optike.

Nëse të bëni një penel ju merr shumë kohë, atëherë theksojeni shikimin me një rimel të zi. Për buzët, mjafton një zbutës ose një shkëlqyes buzësh të cilin mund ta aplikoni edhe në ashensor, në autobus ose gjatë rrugës. Tani jeni gati për shkollë!

Please follow and like us: