Albspirit

Media/News/Publishing

Thellohet skandali: Nuk e besuan kur tha se ishte e dashura e tij, këngëtarja Shala publikon foto në shtrat me deputetin shqiptar

Deputeti i partisë ‘Nisma për Kosovën’ ka pushtuar mediat së fundmi dhe jo për shkak të ndonjë çështjeje politike, por për një skandal të jetës private. Vetëm një ditë më parë, një vajzë e quajtur Angelina Shala ka publikuar një sërë fotosh përkrah tij duke thënë më pas se ajo ka një lidhje me deputetin, i cili është i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.

Vetë ai një ditë më parë e mohoi një gjë të tillë duke thënë se ajo ishte thjesht një përkrahëse e tij dhe fotot ishin bërë në takime elektorale, mirëpo Shala do ta ketë të vështirë të justifikojë foton që vajza me banim në Gjermani ka publikuar së fundmi. Në të, ai shihet përkrah vajzës me profesion këngëtare, të dy të shtrirë në shtrat.

Një ditë më parë Angelina gjithashtu publikoi edhe disa mesazhe kërcënuese të bashkëshortes së deputetit, e cila pranonte se ishte në dijeni të lidhjes së tyre, por që ajo do të bënte mirë ta fshihte nga fëmijët e çiftit një gjë të tillë, përndryshe deputeti do të shkonte në Gjermani dhe do ‘t’i priste kokën’.

Please follow and like us: