Albspirit

Media/News/Publishing

Haradinaj: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk varet nga demarkacioni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk varet nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

“Nesër Qeveria e voton komisionin për demarkacion. Që nesër fillojmë me punë për të gjetur fakte se opsioni i tashëm është gabim. Kjo temë nuk po rrinë në sirtar. Brukseli e vlerëson se kjo temë është në proces dhe nuk do të lidhet afati i kësaj teme me afatin e liberalizimit. Nuk duhet të lidhet Demarkacioni me Vizat. Rendi dhe ligji është kriteri kryesor për liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj gjatë hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale në Prishtinë.

Por gjatë kohës kur Haradinaj ishte në opozitë deklaronte se kur të vinte në pushtet, i duheshin vetëm 3 muaj për të mundësuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Please follow and like us: