Albspirit

Media/News/Publishing

Breshëri kallashnikovi banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës

Pak ditë pas përplasjes me makinë të mjetit të zëvendësdrejtorit të Policisë së Elbasanit, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur me objektiv sërish një punonjës të uniformave blu. Banesa e shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma 53-vjeç, është sulmuar me breshëri armësh gjatë orëve të vona të mbrëmjes, duke gdhirë e shtuna.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka rrezikuar jetën e familjarëve të Tomës, pasi shumë prej plumbave kanë depërtuar nga dritaret brenda banesës. Paraprakisht bëhet me dije se të paktën dy plumba janë gjeur brenda banesës.

Vetë Gjovalin Toma ka deklaruar paraprakisht se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër, pasi ai vetë nuk ka patur asnjë konflikt. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, pasi shefi i qarkulimit është banues Ishull Shengjin Lezhë.

Forca të shumta kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë ngritur pika kontrolli në zonë. Policia ende nuk ka persona të dyshuar për ngjarjen.

Njoftimi paraprak i policisë:

Me datë 23.09.2017, rreth orës 01:43, është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj.T. 53 vjeç, banues Ishull Shëngjin në Lezhë, me detyrë shef i Seksionit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Mirditë.

Për pasojë nuk ka pasur të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Please follow and like us: