Albspirit

Media/News/Publishing

Nevina Shtylla, në një rrëfim të pazakontë

 

Pamela Aliaj

Nevina Shtylla është bukuroshja, e cila do të jetë edhe imazhi i ri i emisionit të artit në TV “Klan”, “Jo vetëm modë”. Lajmi ka ardhur para disa javësh, kur moderatorja edhe vetë ideatorja e tij, Floriana Garo, ka vendosur të largohet nga Shqipëria dhe nga ekrani. Bukuroshja Shtylla në një intervistë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” ka folur për surprizat e reja që pritet të shohim në “Jo Vetëm Modë”, se si erdhi propozimi dhe pritshmëritë e saj për këtë emision. Gjithashtu, Nevina ka folur edhe për marrëdhënien me pjesëtarët e tjerë të këtij televizioni, për pasionet dhe për të ardhmen jashtë televizionit.
Ju jeni një nga miset shqiptare, e cila ka zgjedhur rrugën e televizionit si karrierë. Përse zgjodhët këtë rrugë?
Më tërhoqi ekrani dhe mundësia për të dhënë pak nga vetja në ekran, pse jo për të qenë një shembull apo influencë pozitive tek shikuesit. Puna në televizion është pak art, pak letërsi, teknologji, biznes e kështu me radhë. Ka pak nga të gjitha.
Keni marrë pjesë këtë vit në maratonën e këngës. Si ishte si eksperiencë? Do ta bënit sërish?
Ishte një eksperiencë fantastike. Më njohu me shumë individë të talentuar, profesionistë dhe bëra miq të rinj shumë të dashur. Do të doja ta përsërisja pa diskutim. Më ka dhuruar shumë energji dhe pozitivitet.
Si i keni pasur marrëdhëniet me Klea Huten gjatë maratonës?
Shumë të mira.


Ka pasur ndonjë incident që u ka shpëtuar kamerave?
Ka pasur shumë situata, të cilat mund të na kenë vënë në siklet në momentin kur kanë ndodhur, një vonesë, një pengim etj. Por mbeten kujtime shumë komike kur i mendon tani që ka kaluar pak kohë.
Së fundmi jeni zgjedhur për të drejtuar programin “Jo vetëm modë” në TV “Klan”. Si erdhi propozimi?
Ishte një propozim i bërë nga drejtuesit e TV “Klan”, që e pranova me shumë kënaqësi. Ishte një format i njohur për mua, por këtë sezon i kemi bërë disa ndryshime interesante, të cilat publiku i ka pritur mirë. Por do kemi të tjera të reja për të zbuluar në javët dhe muajt në vazhdim.
A keni pasur kontakte me Floriana Garon?
Deri tani jo.
A do të sillni ndonjë risi në emisionin e TV “Klan”?
Si thash edhe më parë, ky sezon i ri vjen më shumë ndryshime në JVM, të cilat po i zbulojmë gradualisht.
A keni pasur të tjerë konkurrentë për të drejtuar emisionin?
Nuk janë bërë audicione. Ishte një propozim direkt.
Me kë i ke marrëdhëniet më të ngushta në TV “Klan”?    
Janë disa persona në fakt, pa dashur të përmend emra konkretë. Mbeten shumë të afërt personat me të cilët bashkëpunova gjatë “Maratonës” e sigurisht njohjet e reja në këtë sezon të ri po shndërrohen gradualisht në miqësi shumë të mira.
Me Vera Grabockën do të doje të punoje? Si i ke marrëdhëniet me të?
Me Verën nuk jam takuar shpesh. Padyshim që do të doja të punoja me të, do të mund të mësoja shumë prej saj.
Përveç këtij propozimi, kanë ardhur të tjerë në formatet e TV-ve për këtë vjeshtë? Cilat kanë qenë?
Kanë qenë disa propozimet që kam marrë e kam diskutuar, por gjersa sot jam këtu ku jam, nënkuptohet që kam zgjedhur me të mirën për veten dhe nuk besoj se vlen të përmenden detaje të tjera.
Përveç TV, cilat janë pasionet më të mëdha të Nevinës? Ku e sheh veten në të ardhmen?
Shpresoj të vazhdoj ta shoh në TV për një kohë të gjatë. Për këtë po punoj e këtë synoj të arrij. Sa për pasionet, janë disa. Mund të përmend leximin, pikturën e mbi të gjitha udhëtimet.
Keni qenë diskretë lidhur me jetën tuaj. A është dikush i rëndësishëm në jetën e Nevinës?
Janë shumë njerëz të rëndësishëm në jetën time. Kjo më ndihmon të bëj përpara, të largoj mërzinë e streset e përditshme. Duke e ditur që në jetën time ka njerëz të mirë e të bukur shpirtërisht mbi të gjitha./Gsh/

 

Please follow and like us: