Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel siguron mandatin e katërt qeverisës

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka siguruar për herë të katërt drejtimin e vendit, sipas sondazheve zyrtare pas mbylljes së votimit.

Partia CDU/CSU fitoi 33.5 për qind të votave duke ia dalë të jetë sërish parti e parë qeverisëse në vend. Megjithatë partia më e madhe në Gjermani ka pësuar rënie në raport me zgjedhjet e fundit, dhe nuk mund të qeverisë vendin pa koalicion.

Një rezultat zhgënjyes kanë marrë socialdemokratët e Schulz, me 20 për qind të votave. Ndërkohë disa vende në Parlament do t’i ketë edhe partia e ekstremit të djathtë AFD, që ka marrë 13 për qind të votave.

Please follow and like us: