Albspirit

Media/News/Publishing

Vajza turpëron presidentin më të gjatë në botë

Vajza e presidentit të Azerbajxhanit u kap duke bërë selfie ndërkohë që babai i saj po mbante një fjalim të rëndësishëm për genocidin, në OKB. Presidenti Ilham Aliyev po fliste në Asamblenë Kombëtare të OKB, në New York, mbi luftën Nagorno – Karabakh. Konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ndodhi në rajonin jugperëndimor të shtetit të Aliyev dhe zgjati mes 1988 dhe 1994. Por teksa kreu i shtetit po fliste për jetën e qindra personave të vrarë, vajza e tij 33 – vjeçare, Leyla, duket se nuk kishte interes. Ndërkohë që presidenti numëronte horroret e konfliktit, e bija nisi të bënte fotografi me fytyrën e saj të ‘shokuar’. E si për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, ajo u kap nga kamerat live dhe e gjithë skena u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale. Siç edhe pritej, kritikat vërshuan lumë./tvklan.al

Please follow and like us: