Albspirit

Media/News/Publishing

Skandal me tekstet shkollore, nxënësit mësojnë se Rama është ende kryetar Bashkie

Duket se skandalet me tekstet shqiptare nuk kanë fund. Në një libër që është botuar në 2008, e që nuk ka ndryshuar asgjë gjatë këtyre viteve, nxënësit e klasave të 5-ta në kryeqytet mësojnë ende se Kryetar i Bashkisë së Tiranës është Edi Rama dhe se në qeveri është ende Sali Berisha. Kështu thuhet në tekstin e lëndës së vendlindjes, “Të Mësojmë Historinë dhe Gjeografinë Lokale”, që ata e kanë 2 herë në javë, në programin mësimor. Nxënësit të cilët janë të pajisur me këto libra, mësojnë ende për komunat dhe njësitë bashkiake, edhe këto ndarje administrative nuk ekzistojnë më që me miratimin e Reformës Territoriale, në vitin 2014.

Për fat të keq, nxënësit marrin informacione të gabuara, jo vetëm nëpërmjet librit, por edhe kur ata marrin shënime. Më konkretisht, në disa shkolla, si “Gjon Buzuku”, kjo lëndë jepet me shënime. Edhe përmes shënimeve, nxënësve u jepet informacion i gabuar mbi vendlindjen.

Please follow and like us: