Agim Hushi: Malli i ngjan një mbarsje që lind lirika…

Ato që i desha

Ato që i desha u thyen në mes
Si gruri kositur në vapën e korrikut
Në vargje i mblodha, me yjet në mëngjes
Drita e diellit pa mëshirë i fiku…

Mbeten në harresë, pa fuqi diku larg
Pa asnjë klithmë, me zëra të shuar
Të ishin rosa të vëna në varg
Pas tyre me krah do kisha fluturuar.

Qënie të thara, kujtime të trishta
Aq shumë, dikur i desha, por më kot
I marrosur atëhere nga pas i ndiqja
Larg tyre me rosat po iki unë sot…