Albspirit

Media/News/Publishing

Regjisori i ‘Portokallisë’ i përgjigjet Julian Dedës: Ja përse kanë ikur aktorët

Duke folur në emisionin “Wake up”, regjisori i ‘Portokallisë’, Altin Basha i është përgjigjur Julian Dedës në lidhje me largimin e aktorëve nga ky program. Ish-aktori i “Portokallisë”, Julian Deda akuzoi regjisorin e spektaklit të humorit “Portokalli”, Altin Bashën si shkaktarin e largimeve të njëpasnjëshme të kastit të aktorëve më në zë. Altin Basha i është përgjigjur Dedës, duke thënë se nuk merret me “individë që lehin rrugëve”. “Fakti që këta individë janë larguar, nuk do të thotë se janë larguar të gjithë për të njëjtën arsye. Nga ai grup aktorësh që përmenden aty, rasti nuk i ngjan rastit. Dikush ka dashur të ndjekë karrierën jashtë Shqipërisë, dikush ka dashur të studiojë, dikush e ka parë veten si një individ të zot për të bërë një emision më vete dhe sigurisht ka edhe individë që janë larguar për probleme të disiplinës dhe të keqmenaxhimit të raportit të tyre me emisionin”.

 

Please follow and like us: