Agron Llakaj tregon përplasjen te Portokalli: Pse ika dhe si më mbajtën 2 rroga

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, i ftuar në “Xing me Ermalin” ka folur për arsyet që çuan në largimin e tij nga “Portokallia”. Ai ka thënë se i kishin propozuar që të mos dilte më në skenë por thjeshtë të ishte drejtor artistik i “Portokallisë” gjë të cëlën ai nuk e pranoi se nuk jetonte dot pa skenën. “Isha i ftuar te Ardit Gjebrea, Kenga Magjike. Po une kisha firmos nje kontrate qe se kam lexuar te gjithen. Dhe sic e thashe isha i ftuar dhe njoftova kolegun tim Altin Bashen. Jo per ti marre leje atij se nuk i marr por thjesht ngaqe e kam koleg. Te nesermen ishte e diele dhe ishte Portokallia por une shoh se pjeset ishin hequr. Pra me kishin denuar. Shkoj te henen dhe me thone qe deri ne dhjetor kur mbaron kontrata, do jesh vetem drejtor artistik dhe nuk do dalesh ne skene. Meqe skena ishte pjese e imja, une u thashe drejtorin mbajeni per vete dhe u largova. Ata per te me respektuar me mbajten dy rroga”, tha Agron Llakaj.