Armela Xhaho: Lotët e Gertës në sallën e Kuvendit

 

Lotët e Gertes nuk tregojnë brishtësi, tregojnë që ende në Shqipërinë tonë maskiliste ekzistojnë burrneshat e vërteta pa qenë nevoja të kthehen ‘socially man’, pra të ndërrojnë gjininë vetëm që t’iu dëgjohet zëri para burrave të shtetit. Ky është shembulli i grave shqiptare pa dashur të fyej ato që bëjnë e shesin lajme këtij populli duke shitur trupin e moralin. Ky është zëri i gruas shqiptare…forca e gruas së vuajtur, inteligjente, puntore, fisnike, gruaja që përpiqet të gjej fijen e shpresës mes errësirës, të ndërtojë mes rrënojave, zëri i gruas rurale që përfaqëson 70% të forcës puntore. Ky është zëri jonë, i të rinjvë e të rejave që duam ta shikojmë të ardhmen në Shqipëri, ky është zëri i Migjenit, Kipling…ky është zëri i mijëra shqiptarëve për shpresë…për rizgjim! Rigerta nuk ia plasi të qarit…lotët treguan guximin që askush nga ju se ka pas…treguan vuajtjen, harresën e mijëra banorëve të zonave rurale… treguan forcën e gruas, vullnetin, dëshirën dhe luftën e përditshme të grave tona për mbijetesë! Treguan që gratë MUNDEN. #pergruanqeduam…