Albspirit

Media/News/Publishing

Gerta Zaimaj: Disa të vërteta që duhen thënë

Ashtu janë, siç ju e dini janë, njerëz që i bien gjoksit e me karakter të fortë, kanë akoma atë zakonin e vjetër “të vjedhin” kur shkojnë tek shtëpia e nuses. Akuzohen se me ndërrimin e qeverive ju zunë vendin tropojanëve në Polici.

Janë ata që kanë zgjedhur prej vitesh në krye të qeverisë lokale Tërmetin, atë që më shumë se për rezultatin e thellë u bë i famshëm për ” “publiçitaren” apo ” përpallimin”.

Pas asaj që ndodhi në 25 qershor në një nga qendrat e votimit, ku qytetarët nuk hodhën asnjë votë për të djathtën, duke ja dhënë 98% të votave PS-së e pjesën e mbetur LSI-së, e që vërtetoi edhe njëherë se vazhdon votimi si vite më parë (qendër që mesa informacion kam i përket Bënçës, vendit ku kreu dënimin Fatos Nano).

Së fundmi nga Tepelena e Pashait na shfaqet edhe “gdhendja e Ramës” në mur, për saktësi jo në murin e palestrës së gjimnazit siç shkruan mediat, por në murin e palestrës së qytetit, po ç’rëndësi ka vendi. Personalisht e gjykoj fortë këtë veprim, nuk mund të përfshihemi në vepra të tilla, këto janë lavde që as vetë Rama nuk i do nëse e pyet. Nuk mund të arrihet në adhurime të tilla, për një shoqëri të 2017 që synon integrimin europian qoftë edhe në mentalitet e edukim. Ndaj këtu ju jap të drejtë kritikëve, por disa gjëra njëherësh nxori në shesh ajo pikturë, veç të tjerave kritika e sharje për kryebashkiakun dhe qytetarët që ja kanë mirëpritur këtë.

Pas publikimit të fotos prof Ethem Ruka i shkruan Peçit “Tërmet mos pyet çfarë thonë në Tiranë, po pyet se ç’thonë bashkëqytetarët e tu aty në Tepelenë”.

Por çfarë thonë në të vërtetë qytetarët e Tepelenës?

Në fakt “e keqja më e vogël” është “gdhendja” e Ramës në mur, ju nuk e dini, por tepelenasit vajtën kohë që e kanë gdhendur në mendje e po të doni edhe në zemër atë. Madje kur shkon kryeministri Rama aty për takime ata i boshatisin shtëpitë e tyre, të rinj, pleq e plaka që mezi lëvizin nga vendi i dalin atij me krahët hapur.

Sipas tyre sot Edi Rama e  meriton plotësisht një foto dhe nesër kur të mos jetë kryeministër ata mund të kërkojnë një përmendore të veçante për të në qytet, ndaj ky nuk është vetëm aspket personal i Peçit, është karakteristike e qytetit. Sepse sipas tyre është i vetmi kryeministër që po u rilind me shpejtësi Tepelenën, e që prej kohësh ka kthyer gjallërinë dhe zhvillimin qytetit. E po ashtu ata nuk ja harrojnë Berishës që kur ishte në pushtet ju jepte buxhet më pak së çdo qytet tjetër, e që për 8 vite nuk ju ndërtoi rrugën Tepelenë-Memaliaj.

Në 27 vite pluralizëm PD ka fituar vetëm një palë zgjedhje në këtë qytet, e kjo jo për meritë të këtyre të fundit, por si rezultat i përçartjes së vetë PS-së atje. Në përditshmëri, e me humor mes tyre, qytetarët e konsiderojnë atë si “Tepelena e kuqe”.

Pse ndodh kjo, ç’është gjithë ky adhurim për PS dhe Ramën?

Për veç atyre që përmenda më lartë, dua të ndalem pak tek ana humane e këtyre njerëzve që disa herë i përbuzin, i kritikojnë, i shajnë e i ofendojnë.

I njoh mirë se kam kaluar vite me ta. Mund të mos jenë shkëputur sa duhet nga disa zakone të vjetra, qoftë kjo edhe në votim, por tepelenasit mbi të gjitha janë mirënjohës e nuk janë mosmirënjohës, ata kurrë “nuk të bëjnë kot”. Kushdo që do të kishte vëmendjen tek ata, ata mund ta gdhendin në mur edhe Sali Berishën. Kushdo që do të hedh sytë tek ata do e gdhendin në mur, edhe Lulzim Bashën.

Siç është e vërtetë që ja mbajnë krahun njëri-tjetrit, siç është e vërtetë që edhe nëse ja u bën një nder ta kthejnë shumëfish, ashtu janë, edhe këtë kanë karakteristikë të tyren të theksuar.

Sistemi vërtetë ju ka nxjerrë shumë name, e ndoshta edhe një anë të tyren të cilën kurrë nuk do ta donin ta shfaqnin, por tepelenasit më shumë se të tjerë të kërkojnë llogari, madje edhe me zë të lartë për punë të pa kryera. Janë dinakë, të drejtpërdrejtë e jo sy unjur.

Ndaj më me pak kujdes gjykimet ndaj tyre, sepse me gjithë të mirat dhe të këqijat nuk janë aq të lehtë sa ju e mendoni për t’u manipuluar.

Please follow and like us: