Julian Deda: Gabove përsëri Lul…!

 

 

I gjithë lidershipi i PD-së shpërndan me urdhër një shkrim të një gazetareje, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në atë parti. Meqë i pëlqeu katit të pestë, o burra ta shpërndajmë dhe ta demaskojmë Gertën, që foli në Parlament, sepse urdhëri i Republikës së re është i qartë, “të demaskojmë këdo, që është më i vërtetë se Luli në atë foltore”. Ky urdhër nuk kursen as Sali Berishën, e jo më Gertën.

Gabove përsëri Lul, këtë ta them sinqerisht. Këshilltarët mizerabël nuk po të lënë rehat. Shiko çfarë gafe ke bërë. Qytetari yt dixhital është po aq i fallco, sa ç’është strategjia e jote për të rrëzuar Ramën nga pushteti. Ai mesazh është i sajuar, aq sa është e sajuar dhe e pavërtetë dëshira jote për ta bashkuar PD-në.

Gabove përsëri Lul, sepse u more me Gertën si njeri dhe jo me ato çfarë tha ajo, që për fat të mirë i shkonin për shtat një opozite normale. Por me sa duket kjo e jotja nuk është normale, por është një opozitë e kapur dhe e shitur.

Gabove përsëri Lul, sepse sa shpërndan një shkrim që nuk nderon, por përkundrazi të ul aq shumë pikë sa ti nuk e ke idenë, mund të shpërndaje denoncimin e Doktorit në Parlament, për të cilin iu pre fjala dhe grupi i PD nuk pipëtiu, pjesë e strategjisë dhe kjo.

Edhe një lutje kam. Të lutem hap sytë, mos shko të biesh vetë në gropat që hap Rama, lëre atë të të shtyj, që të paktën të na vijë keq për ty.