Albspirit

Media/News/Publishing

Mogherini, një nga kandidatet Nobelit për Paqen

Një nga kandidatet e mundshme për fitimin sivjet të çmimit  Nobel për Paqen është dhe Italiania Federika Mogherini, Komisoneria e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme e Sigurinë.

Komiteti i Nobelit ka seleksionuar për këtë çmim 318 kandidatë mes të cilëve 103 janë insitucione, e Shefja e diplomacisë europiane kuotohet si një nga kandidatet më të favorizuara për këtë çmim të lartë së bashku me ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry e Ministrin e Jashtëm të Iranit Javad Zarif.

Ceremonia e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqen pritet të zhvillohet më datë 6 tetor në Oslo.

Ndërkohë do të shohim nëse kryediplomatja europiane Federika Mogherini fiton Çmimin Nobel, pasi ajo do të jetë italiania e dytë në histori që vlerësohet me këtë çmim.

Please follow and like us: