Albspirit

Media/News/Publishing

Orinda i bashkohet grupit të Victoria Beckham…!

Sa herë flasim për Victoria Beckham, nuk janë të pakta cilësimet që na vijnë ndër mend. Përveçse një biznesmene e suksesshme tashmë, Vic do të kujtohet gjithmonë si një nga vajzat e grupit Spice Girls, ashtu sikurse mbiemri i saj nuk ka si të mos na kujtojë yllin e futbollit, David Beckham. Gjithmonë në qendër të vëmendjes për kujdesin e treguar ndaj familjes, Victoria komentohet shpesh gati për çdo foto të postuar në Instagram.

Më të famshmet prej këtyre të fundit janë pozat e Vic shtrirë në divan, me njërën prej këmbëve të ngritur vertikalisht. Nuk kanë qenë të pakta hollivudianet që e kanë adaptuar menjëherë një stil të tillë, por mesa duket këtë herë ka qenë rradha e Orinda Hutës për të pozuar njësoj si Beckham. Në postimin më të fundit në My Story, Huta shfaqet e veshur sportive, duke rikrijuar imazhin e preferuar të Beckham. Edhe pse pa takat e larta të Vic, Orinda ka përshëndetur fansat këtë të shtunë me një foto krejt ndryshe. Ndoshta, një pozë e tillë konsiderohet sfidë për imazhet publike, me gjithë insistimin e këtyre të fundit për të kopjuar Vic. Klikoni në galeri për më shumë foto.

Please follow and like us: