Pamje të dhunshme në rrugët e Katalunjës

Guardia Civil, policia e varur direkt nga qeveria spanjolle nuk është kursyer në dhunën ndaj protestuesve të Katalunjës, që kërkojnë referendum për krijimin e një shteti të ri. Në disa shkolla të rajonit autonom votimi është zhvilluar pjesërisht, ndërsa shumë prej tyre janë marrë nga policia, që nuk kanë lejuar zhvillimin e procesit. Në rrugët e Katalunjës, qytetarët kanë dalë masivisht në rrugë, por janë përballur me dhunën e mijëra policëve siç duket në videon më poshtë.