Qytetari e kallzon në polici, pranga avokatit Myrteza për mashtrim

Arrestohet një avokat nga policia e shtetit i akuzuar për mashtrim. Myrteza Myftari, 56-vjeç, banues në Tiranë është avokati i arrestuar, pasi shtetasi M.S., ka bërë kallzim në ambientet e policisë Tiranë. Ai deklaroi se shtetasi Myrteza Myftari, me profesion avokat, më datë 02.05.2013, ka marrë një shumë prej 2 722 424 lekë të reja, si dëmshpërblim për dëmin shëndetësor me pasojë vdekjen për shtetasin F.R., shumë të cilën nuk ia ka dorëzuar familjes të së ndjerit.

Njoftimi i policisë

Arrestohet një shtetas (avokat), për mashtrim. Mashtron familjarët e të ndjerit duke shpërdoruar detyrën dhe nuk iu dorëzon dëmshpërblimin për dëmin shëndetësor. Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë, më datë 30.09.2017, arrestuan shtetasin: Myrteza Myftari, 56 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është arrestuar, pasi shtetasi M.S., ka bërë kallzim në ambientet e policisë Tiranë, ku deklaron se shtetasi Myrteza Myftari, me profesion avokat, më datë 02.05.2013, ka marrë një shumë prej 2 722 424 lekë të reja, si dëmshpërblim për dëmin shëndetësor me pasojë vdekjen për shtetasin F.R., shumë të cilën nuk ia ka dorëzuar familjes të së ndjerit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 248 dhe 143 / 3 të Kodit Penal.