Albspirit

Media/News/Publishing

Veliu i kundërpërgjigjet Kotzias: Shqiptarët përbëjnë 60% të popullsisë në Greqi

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu ka reaguar ndaj Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili ka bërë një deklaratë të guximshme përmes një interviste në televizionin publik grek, përmes së cilit ka kërkuar kthimin e të gjithë Shqipërisë në zonë minoritare greke.

“Deklarata e djeshme e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias është një deklaratë qesharake, nga një përfaqësues i një shteti artificial, siç është Greqia, e cila edhepse është vend anëtar i pamerituar i Bashkimit Europian, prapë nuk njeh të drejtat e pakicave kombëtare, veçanerisht të Arvanitasve dhe Çamëve Shqiptarë”, deklaroi Veliu. Veliu, poashtu i është kundërpërgjigjur Kotzias, i cili ka deklaruar se minoritetit grek duhet të njihet në gjithë shtrirjen e territorit dhe kudo që ata të ndodhen në Shqipëri.

“Nëse z. Kotzias vlerëson se Greqia është shtet demokratik, atëherë le të urdhëron dhe të na bind edhe neve, duke filluar së zbatuari të drejtat e minoriteteve sipas konventave ndërkombëtare, le ti njeh të drejtat e Arvanitasve dhe Çamëve Shqiptarë, të cilët përbëjnë pjesën dërrmuese, me mbi 60% të popullsisë së sotshme në Greqi. Pastaj, le të vazhdon me njohjen e të drejtave të pronave për popullsinë shqiptare të Çamërisë, dëmshpërblimet për pronën e grabitur me dhunë, riatdhesimin e popullsisë së shpërngulur me dhunë, njohjen e gjenocidit ndaj çamëve, të drejten e organizimit të pushtetit dhe administratës në gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare, hapjen dhe financimin e shkollimit në gjuhën shqipe, të të gjitha niveleve, dhe parapërgatitja e terrenit për statusin përfundimtar, mbi parimet e vetëvendosjes dhe të drejtës për dekolonizim të 15.674 km2 territor shqiptar nën pushtimin e Greqisë”, shtoi Veliu.

Please follow and like us: