Albspirit

Media/News/Publishing

Aida Topalli: Për ty!

Për ty

Më merr malli për ty botë
andaj shndërrohem në varg
bëhem fjalë, fjalë fuqiplote
bëhem det e bëhem valë.

Përplasem nëpër brigje
çirrem për ty
ngeci nepër shtigje
prap s’qëndroj aty.

Belbëzoj, mijëra fjalë them
në lule e gjethe shndërrohem
në pastërtinë e tyre qëndroj
marr nektar e kohën ndaloj.

E ndjej çdo çast
përmallohem jo rrallë
kërkoj pastaj për ty botë
kërkoj me ngulm të të shndërroj.

 

Botë e heshtur

Në një botë të heshtur
nis e flas.
Në një rrugë të vrazhdët
dhe hedh një hap.

E përgjumur, e shashtisur
nepër errësirë kërkoj.
Endem në të panjohur
e s΄di ku të ndaloj.

Fiksohem, tmerrohem
shtrihem përdhe.
Nxitoj pastaj të ngrihem
por përseri ngec.

Në këmbë s’ngrihem dot
po as ulur s’mund të rri.
Mundohem të mbledh pak forcë
Por, papritur s’forcohëm përseri.

Pastaj zhgenjimi m’i mbulon sytë
më bën një tjetër njeri.
Më bën një të pashpresë
ndërkohë që me shpresë jetoja.

Please follow and like us: