Albspirit

Media/News/Publishing

Alda Bida-Prof.Luljeta Bozos, mesazh prekës për nënën e bashkëshortit të saj

 

 

 

Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe, që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e Mekanikës së Dherave…që ke kaluar në duar e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues…që modestisht buzëqesh kur ish studente të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, DIJEN…kur bota akademike nga gjithë Bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universitetesh prestigjoze e Konferenca Botërore studimet e tua… Tokio.. Paris… Vjenë… Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul… ti pa bujë dhuron çfarë di…

Ti që kaq bukur ke ndërtuar krah karierës tënde, që ka kapërcyer kufijtë shqiptare një familje plot vlera… që je plot energji e vitalitet që më bën të besoj çdo ditë se mrekullitë kanë fytyrën e gruas…

Unë mund “të derdh” në këtë status shuuumë ngjarje të vogla që kanë domethënie të madhe…që nga vullneti për të mësuar e folur mbi 6 gjuhë…deri tek festat e tryezat e jashtëzakonshme që kanë shpirtin tënd plot dashuri…të them se kam mësuar nga ty të mos nxitohem por të guxoj të them të vërtetën…të mos mburrem por të punoj për të realizuar idetë e ëndrrat…të luftoj e të mos dorëzohem…të jetoj e të dua çdo çast si diçka të veçantë…

Të paçim sa më gjatëëëë…Të duam aq fort sa frymën tonë sepse ti je udhëheqesja e shpirtit të lirë e pakompromise…ti unike zysh Luli…ti shpirtdhembsura nënë e gjysmës sime dhe gjyshja e fëmijëve të mi…ti nëna ime e dytë që më gëzon sa herë që të përqafoj…e më frymëzon sa herë ulemi e bisedojmë…

Please follow and like us: