Arben Isaraj emërohet drejtor i Transportit Rrugor

Ish-deputeti i PS, Arben Isaraj është emëruar nga kryeministri Edi Rama drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Burime për Shqiptarja.com thanë se kreu i qeverisë ka dhënë firmën tre ditë më parë, 29 shtator 2017, dhe sot ka qenë dita e parë Isarajt si drejtor.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Shkëlqim Grudën, një emër ky i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Arben Isaraj ka mbajtur për katër vjet postin e zv/ministrit të Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”.