Albspirit

Media/News/Publishing

Janis Ricos: Simfoni pranverore

 
Fragmente

-I-

Do ta braktis
Majёn e bardhё tё borёruar
Qё ngrohte me njё buzëqeshje lakuriqe
Vetminё time tё pafundme.

Do ta shkund nga supet
Hirin e florinjtё tё yjeve
Ashtu si harabelat
Shkundin dёborёn
Nga pendёt.

Kёshtu i thjeshtё, i plotё e njerёzor
Kёshtu hareshёm dhe pafaj
Do tё kaloj
Nёn akaciet e lulёzuara
Tё dheleve tё tua
Dhe do tё ҫukas
xhamin e ndritur tё pranverёs.

Do tё jem ҫunaku ёmbёlosh
Qё u buzqësh sendeve
Dhe vetvetes pa ngurim
Dhe vetmbrojtje.

Shqipëruar nga Petro Çerkezi.

Please follow and like us: