Katalonja, votë 90% pro pavarësisë

Katalonja votoi në masën 90% pro shkëputjes nga Spanja dhe pavarësimit të saj. Ndonëse Madridi zyrtar nuk e njeh referendumin, gjatë të cilit mbetën të plagosur rreth 840 persona dhe ku dhuna policore ishte prezente, katalonjasit shpresojnë se pavarësia është afët. Lideri i tyre, Carles Puigdemont citohet të jetë shprehur se vota e njerëzve përcakton rrugën drejt pavarësimit të plotë. Sipas tij 90% e 42.3% të zgjedhësve që morën pjesë u shprehën pro. Sipas autoriteteve katalonjase në votim morën pjesë 2.2 milionë njerëz nga 5.3 milionë që kanë të drejtë vote, ndërkohë që po sipas këtyre burimeve, 750 mijë vota nuk mund të numërohen për shkak se qendrat e votimit u mbyllën dhe kutitë u konfiskuan.

Qeveria ime do të dërgojë në ditët në vijim në Parlament, rezultatet e votimit, në mënyrë që të veprojë në përputhje me ligjin për referendumet”, u shpreh Puigdemont.

Nga ana e vet, kryeministri spanjoll, Rajoy e ka cilësuar këtë që ndodhi një një tallje me demokracinë dhe sipas tij nuk ka patur një referendum për pavarësinë e Katalonjës. Madridi e ka cilësuar referendumin si antikushtetues.