Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Unë jam Ti

Përse më dashuron
Përse helmon
Përse më trete
Në të tëndin shpirt!

Më the,
po kërkon atë shtrat magjik
Kur sytë e mi
të shkrihen tek ti.

Tani s’jam më unë
Unë jam ti
Sa do vazhdoj ky udhëtim?

A duhej t’u besoja
këtyre fjalëve
deri në çmënduri!
Unë shkriva dy sytë
për ty.
Për ato pak orë verbëri
Për gjithë jetën time
Të ndjehesha Perëndi.

Ti vazhdon më dashuron
Helmon..verbon…
Unë besoj..besoj
Nuk dua të vdes
Kështu çdo ditë
Marr frymë, jetoj…

Cikli i poezive të verës, Tiranë 2015

Please follow and like us: