Albspirit

Media/News/Publishing

Niko Brahimaj: Ekzistojnë dosje për 4 klanet kriminale që tha Ambasadori Lu

Deklarata që bëri sot ambasadori i SHBA-së DonaldLu, se 4 grupe kriminale dhe 20 familje kontrollojnë vendin, ka hapur diskutim shumë të madh kudo në media. I ftuar sonte në Top Show , për këtë deklaratë ka thënë fjalën e tij edhe një zyrtar i lartë i Policisë. Drejtuesi Madhor i Policisë, Niko Brahimaj pranoi sot se strukturat policore kanë informacion për katër klanet dhe 20 grupet kriminale që përmendi Donald Lu. Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel ai u shpreh se “Policia ka dosje të këtyre familjeve. Nuk mund të jap më shumë detaje. Në shumë nga këto dosje ka produkt të mirë për t’ia dhënë prokurorisë së krimeve të rënda”.

Please follow and like us: