Albspirit

Media/News/Publishing

Old but gold…nga Magi’s Tips

Kjo për pasurinë e madhe që kemi ne që i kemi akoma gjyshërit dhe gjyshet.

Kam fatin të kem dy gjyshe dhe një gjysh, shumë të mirë, të dashur por nga ana e modes ( ju do shkriheni që kerkoj modë te nëna dhe gjyshi) janë copë copë… Gjyshi kuptohet kostum si verë si dimër, i lejon vetes një kemishë në verë po pantallonat ngelen po ato. Gjyshet i kam stil të ndryshëm, njëra klasike e vogël me shami në koke, me kostume të mëdhaja për trupin e vogel që ka. Tjetra është nga Shkodra, normale me fustane për bel, (po ti përmendësh pantallona direkt ke përgjigjen… ku ku, unë me pantallona) dhe me flokë të shkurtra.

Nuk i vë faj… Kanë jetuar në një kohë të vështirë.  Nëna në fshat shembullin e kujt do ndiqte? Edhe nëna e qytetit që merret shembull për linjat ka ngelur një stil këtu e yyyyy vjet… Besoj, se si unë dhe shumë të tjerë i kanë po kështu.

Paradoksi i parë. Ditë e djelë nga liqeni, ne veshur me tuta dhe atlete. Gjyshi me kostum stof, kapele republike dhe këpuce lëkure. Nëna me fund te gjuri dhe triko sipër, dhe patjetër me geta.

Mosha që ka më shumë nevojë për rehati dhe sportivitet , vetëm në Shqipëri nuk është kështu.

Ikim në aeroport dhe aty është tjetër gallatë, gjyshërit tanë vazhdojnë me “modën” e tyre ngjyrë kafe në total, kurse gjyshërit e jashtëm janë si bardhosha. Të veshur sportivë, me atlete, me bluza të bardha dhe  me ngjyra. Komplet ndryshe. Flokët e gjyshave evropiane shkëlqejnë, janë te shpupurisur nga larja e mëngjesit. Tanët me kokën e ngjitur nga larja e të djelës ( na ka ngelur nga koha e komunizmit).  Gjyshat shqiptarë, me duar në xhepa se cantën e famshme, me cdo gjë brenda, e mban nëna. Gjyshat e jashtëm, te dy me canta shpine, secili gjërat e veta.

Sa shumë e shumë gjëra nuk kanë pasur te shkretët  gjyshër.

I duam shumë, nuk mund ti ndryshojmë dot se ashtu janë mësuar, por me ndonjë dhuratë te vogël mund ti bëjmë të ndryshojnë pak nga pak. Kemi fat që po jetojmë në një kohë të lirë që mund të veshim cfarë të duam dhe mund të mësojmë në qoftë se nuk dimë . E normalisht, pleq do jemi njësoj si ata bardhoshat që na qeshnin dikur, kur i ndeshnim rrugëvë…

Magalina Saqellari

 

Please follow and like us: