Spitali Amerikan, falas mamografi dhe eko gjiri për shoqatat me gratë në nevojë

Kanceri i gjirit kudo në botë është një betejë e vështirë, por aspak e pamundur. Jetëgjatësia është rritur dukshëm dhe mbi të gjitha niveli i ndërgjegjësimit për ta parandaluar këtë sëmundje. Në Shqipëri për fat të keq, ky tumor renditet i pari për nga shpeshtia dhe ajo çka alarmon mjekët është tendenca në rritje tek moshat e reja. E ndërsa numri shtohet vetëm 5 % e rasteve, e kapin sëmundjen në fazat e para.”Rastet me kancer gjiri paraqiten në faza të avancuara kur trajtimi bëhet shumë i vështirë dhe në disa raste i pamundur; rrjedhimisht dhe vdekshmëria është e lartë. Në 25 vitet e fundit shifrat flasin  se numri i vdekjeve në vit nga kanceri i gjirit është rritur më shumë se 3 herë”,shprehen mjekët specialistë. Ata bëjnë apel për kryerjen e të paktën njëherë në vit të ekos së gjirit për moshat deri në 35 vjeç dhe mamografisë për moshat mbi 45 vjeç.

1 në tetë gra në botë preken nga kjo sëmundje, ndërsa në Shqipëri preken rreth 400 gra në vit.

Rekomandohen për kontrollin e gjirit  nën 40 vjeç:

– Vetëkontroll të gjirit

– Konsultim me mjekun specialist të gjirit)

Mosha 40-49 vjeç:

– Mamografi çdo 1-2 vjet

– Mosha 49-69 vjeç:

– Mamografi çdo vit

– Eko e gjirit është ekzaminim që përdoret për kontrollin e gjirit dhe është plotësuese e Mamografisë. Eko e gjirit këshillohet të kryhet nga të gjitha moshat.

 

Vdekshmëria nga kjo sëmundje është reduktuar shumë në vitet e fundit nga këto këtyre dy faktorë:

α) diagnostikimi në stade fillestare, duke kryer kontrolle rutinë/ check –up

  1. b) përparimi sistematik në terapinë e kancerit të gjirit.

Diagnostikimi në kohë shpëton jetën tuaj!

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën dhe përveç fushatave të vazhdueshme Spitali Amerikan, këtë vit u ofron gjatë gjithë muajit paketën e re të egzaminimeve e cila mundëson kapjen në kohë të sëmundjes.”Diagnostikimi në kohë shpëton jetën tuaj”!! Me këtë slogan Spitali Amerikan do të ofrojë rezonancën magnetike me 50% të çmimit real,për të gjitha gratë që kanë një histori tumori dhe janë në trajtim! Gjithashtu vizita tek mjekët specialistë, mamografia dhe ekoja e gjirit do të jenë falas! Vazhdimisht pamundësia ekonomike ka bërë që shume gra të mos kryejnë egzaminimet e nevojshme. Spitali Amerikan ka menduar edhe për kategoritë në nevojë. Janë 100 eko gjiri dhe 100 mamografi të planifikuara për tu ofruar falas vetëm për këto kategori. Tumori i gjirit është i trajtueshëm nëse kapet në kohë,ndaj mos neglizhoni! Përqafoni jetën me Spitalin Amerikan,sepse për të gjithë ne të parandalosh është shumë më mirë sesa të kurosh!