Sulmohet ish-drejtori i SHIK-ut në Berat, ndodhet në spital

Ish-drejtori i SHIK-ut në Berat, Artan Dauti ka rënë pre e një sulmi nga persona të pa identifikuar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, por mbetet e paqartë nëse mbi të është qëlluar me armë zjarri apo me sende të forta. Sipas të dhënave paraprake, Dauti sapo ka dalë nga makina e tij, disa persona e qëlluan.

Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur. Mësohet se i plagosuri sapo ishte kthyer nga Italia. Artan Dauti, 48 vjeç, ka shërbyer si shef i SHIK-ut në Berat në vitet 1993- 1996.