Albspirit

Media/News/Publishing

Wilton: Reforma në drejtësi duhet të jetë e prekshme dhe e besueshme për qytetarët e Shqipërisë

Zbatimi i reformës në drejtësi do të thotë që duhet të përmirësohen procedurat, praktikat dhe qëndrimet në çdo sektor të sistemit të drejtësisë, Robert Wilton, Zëvendëskryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri tha të hënën në një veprimtari të zhvilluar me rastin e 20-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës.

“Reforma e vërtetë nuk bëhet me letra apo në Parlament; reforma e vërtetë bëhet në çdo sallë gjyqi dhe zyrë juridike në vend”, tha Wilton. “Reforma në drejtësi duhet të jetë e prekshme dhe e besueshme për qytetarët e Shqipërisë. S’ka për të pasur reformë për sa kohë që qytetarët nuk besojnë te drejtësia e sistemit kur hyjnë në sallën e gjyqit”.

Wilton shtoi se OSBE-ja e mbështet reformën e drejtësisë në Shqipëri bashkë me kolegët e organizatave ndërkombëtare që kanë luajtur një rol kaq të rëndësishëm në këtë proces.

“Reforma ka potencialin ta transformojë vërtet këtë shoqëri, duke transformuar kështu edhe mundësitë e saj”, shtoi Wilton.

Please follow and like us: