Albspirit

Media/News/Publishing

Romeo Kara: Durim, guxim dhe sakrificë

“Durim, guxim dhe sakrifice”.

Këto ishin fjalët përmbyllëse të fjalimit të një amerikani me origjinë kineze, të thëna me një shqipe shumë më korrekte, se disa parlamentarë apo ish parlamentarë, me apo pa kapele, në shkollën e magjistratrurës.

Qartë, drejtëpërsëdrejti dhe me emra konkretë, brenda pesë minutash, ambasadori Lu dha një tabllo të plotë të realitetit skandaloz shqiptar, por edhe rrugën e menaxhimit të situatës.

Nga rreth 1300 arrestime për trafik në vitin 2016, asnjë prej tyre nuk ishte një “peshk i madh”. Po kështu edhe në 2015.

Ambasadori foli për modelin task force, të cilën mediat nuk e përmendën më pas.

Jam vetë deshmitar dhe protagonist i këtij modeli të shkëlqyer, i cili është i vetmi që mund të funksionojë tani, përndryshe duhet ti bëjmë thirrje revoltës popullore.

Një task force që do të punonte jashtë rregullave të lojës të krimit, do të ishte zgjidhja perfekte.

Për këtë duhet vullnet politik dhe marrje përgjegjësie.

Nëse këtë vullnet nuk e tregon qeveria, atëhere duhet ta tregojë populli.

Please follow and like us: