Albspirit

Media/News/Publishing

Qerim Vrioni: Lamtumirë Robert Elsie!

 

Ndarja e papritur nga jeta e albanologut të shquar dhe mikut të madh të Shqipërisë, Robert Elsie, me pikëlloi edhe mua thellë. Prej disa vitesh, përveç njohjes së drejtëpërdrejtë e bisedave duke gjerbur kafe, kemi shkëmbyer edhe mjaft emaile, kryesisht  për çështje të Fotografisë Shqiptare të traditës. 3-4 vite më parë, Elsie paraqiti në faqen e tij në internet, “Early Photography in Albania” edhe krijimtarinë e fotografit nga Dardha, Thimi Raci. Po ashtu ai ishte i papërtuar dhe i saktë në ndihmën që ofronte me fisnikëri të rrallë kujtdo që ja kërkonte atë. Rasti i fundit është ai me studiuesen e arteve pamore, Suzana Varvarica, të cilës vetëm dy ditë para ndarjes së tij nga jeta, Robert Elsie i dërgoi fotografitë e vjetra që i kërkoi ajo. Do mbetet i paharruar kujtimi dhe vepra e Robert Elsie.

 

Please follow and like us: