35-vjeçari shqiptar i arrestuar për lidhjet me ISIS, pedagog në një universitet publik

Autoritetet malajziane kanë arrestuar sot 8 persona pasi dyshohet se kanë lidhje me celulën terroriste të ISIS. Mes 8 të prangosurve, është edhe një shqiptar, me profesion pedagog në një universitet publik në Shqipëri. Pesë nga militantët, raporton “Russia Today” që kanë lidhje me grupin Abu Sayyaf (ASG), me bazë në Filipine, u ndaluan pas një aksioni të madh në tre shtete”, – tha një inspektor i policisë vendase në Malajzi. Ky i fundit tha se një 35-vjeçar shqiptar, i cili është lektor në një universitet publik në Shqipëri, është arrestuar gjithashtu në Selangor më 1 tetor. “Sipas hetimeve doli se ai ka lidhje me militantët e Shtetit Islamik jashtë shtetit”, tha ai. Malajzia, e cila ka kryer së fundi qindra arrestime të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik në vitet e fundit, nuk ka vuajtur ende një sulm madhor, raporton Russia Today.